Isa Memishi nga Lugina me fjalorin Arabisht-Shqip, fitoi çmim në Katar
Lokale

Isa Memishi nga Lugina me fjalorin Arabisht-Shqip, fitoi çmim në Katar

23.Dec.2017 08:06
0
Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë të UP, është fitues i çmimit"Translation and International Understandingʺ në Katar.

Memishi i tha RTK-së se juria profesionale për ndarjen e këtij çmimi ka vlerësuar dhe ka shpërblyer kontributin e tij në fushën e leksikologjisë, për Fjalorin Arabisht – Shqip të botuar në vitin 2011. 

Çmimi ndërkombëtar “Translation and International Understanding”, siç ka thënë ai, është themeluar në vitin 2015 në Katar, për të vlerësuar përkthyesit dhe kontributet e tyre, qofshin ata arabë apo të huaj. Çmimi synon krijimin e urave mes popujve. 

Fjalori Arabisht-Shqip, tha Memishit, është rezultat i një pune shumëvjeçare të tij. 

Fjalori përmban mbi 100.000 fjalë, terma dhe shprehje frazeologjike të gjuhës standarde arabe. Krahas leksikut bashkëkohor të gjuhës arabe, aty janë përfshirë edhe mjaftë fjalë të vjetra.

Isa Memishi, profesor i gjuhës arabe në Fakultetin e Filologjisë të Uuniversitetit të Prishtinës dhe është nga komuna e Preshevës por një kohë të gjatë jetn dhe punon në Kosovë.

 

Presheva në heshtje parazgjedhore, 38 mijë qytetarë të drejtë vote
Buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2017 është realizuar mbi 90 %
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration