Investitorët italian prezantojnë pesë projekte për Luginën e Preshevës (video)
Lokale

Investitorët italian prezantojnë pesë projekte për Luginën e Preshevës (video)

28.Jan.2016 16:32
0
Në Preshevë dje u mbajt "Forumi i zhvillimit ekonomik lokal" për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, organizuar nga Xhelal Memeti, ish kryetar i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore (FHKL) dhe kompanisë "Medita Development" nga Venecia e Italisë, shkruan Titulli.com.

Në këtë forum morën pjesë investitorë italianë nga kjo kompani, afaristë shqiptarë nga diaspora, afaristë nga komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë, përfaqësues të Aleancës kosovare të biznesit, si dhe dy deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi e Shaip Kamberi.

Ish kryetari i FHKL-së, Xhelal Memeti, i cili tani është nënkryetar i PVD-së në Preshevë tha se qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i informatave të afaristëve vendor dhe mysafirëve nga Evropa si parakusht për zhvillim ekonomik të këtij rajoni.

Sot kemi këtu investitorët e interesuar për riciklimin e mbeturinave dhe prodhimin e peletit, me të cilët para takimit vizituam terrenin dhe shqyrtuam mundësitë për të realizuar këto projekte, tha Memeti.

Fusha ku mund të investojmë këtu është industria e ushqimit e cila mund të jap një zhvillim ekonomik, me vende të reja pune dhe mirëqenie të popullatës, tha Luigi Nortone, bashkëpunëtor i kompanisë Medita Development.

Ndërsa përfaqësuesi tjetër i kësaj kompanie Raul Bruschi tha se janë pesë projekte që mund t’i realizojnë këtu.

Jemi të gatshëm të investojmë në projekte si prodhimi i peletit, riciklimi i mbeturinave, prodhimi i perimeve bio, investime në burime të ujit mineral dhe në gastronomi. Por ekzistojnë kushtet edhe për investime në prodhimin e verës, në energji të rinovueshme dhe fusha tjera, theksoi Bruschi.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini theksoi se janë të kënaqur që po marrin pjesë në prezantimin e këtyre projekteve që kapin vlerën mbi 10 milion euro dhe punësojnë mbi 100 qytetarë.

Sipas Xhelal Memetit, projektet riciklimi i mbeturinave, prodhimi i peletit dhe prodhimi i perimeve janë për komunën e Preshevës, ndërsa investimet në ujëra termale dhe gastronomi për komunën e Medvegjës, gjegjësisht në Banjën e Sijarinës.

Ai tha se me investitorët italianë kanë vizituar fabrikën e peletit “Univerzal” në Miratoc dhe deponinë e mbeturinave me sipërfaqe rreth dy hektarë në magjistralen Preshevë – Gjilan./Titulli.com/

VIDEO: 

Rrezikohet shuarja e dy televizioneve publike lokale në Luginë (video)
Arbër Esati nga Presheva shkon në prova për kombëtaren e Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration