Intervista
Selmani:Bota e artit është një univers i vërtet
Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë, që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, e që përfshinë në vete një larmi të madhe dukurishë si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.
Për të realizuar një intervistë me një piktor nuk është aspak e thjeshtë, kjo pse e konsiderojmë të "pamundshme" të arrihet të shprehet me fjalë atë që piktori e shpreh me ngjyra, mbasi vetë ngjyra, vetë piktura, mund të "lexohen" ndryshe sa herë ndryshon këndvështrimi ynë.
Selman Selmani i lindur më vitin 1982, në Bujanoc, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes ndërsa studimet i ka mbaruar në Prishtinë, postdiplomike poashtu në Prishtinë. Punon profesor në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalcë, është natyre në vete, mundohet gjthmonë të shprehë dicka ose të zbuloj, të krijon dicka që të vejë gjurmë.
Nacionali: Si filluat të pikturoni ose kur është vërejtur për herë të parë talenti juaj ?
Talenti im është vërejtur qysh në fëmijëri, sepse vet arti është art i krijimit në vete, dhe arti ndahet në art të krijimit ose në art të fëmijërisë, unë kështu e kuptoj, do të thotë të jesh krijues ose një talent duhesh ta kesh talentin nga fëmijëria.
Nacionali: Ç’është për ju piktura ?
Piktura është ajo pikturë e cila vet krijuesi e shpikë, ose e zbulon atë thelbin e vetvetes e shprehjes, piktura është një shprehje nga vet krijuesi, dhe nje krijues atë mund ta ndajë, p.sh. mundet me qenë një imagjinatë ose një fantazi. Për me qenë një krijues e bënë një pikturë në shumë cikle, qoftë pejsazh, apstrakt, realiste etj, prandaj për atë është piktura, vet artisti i cili ai e shpreh.
Nacionali: Nga çka përbëhet piktura ?
Një pikturë për ta realizuar duhesh ta rregullosh së pari pëlhurën dhe aty vizatohet një skicë dhe ajo skicë është ideja se çka dëshiron të pikturosh dhe më pas ajo skicë vendoset në pëlhurë dhe kështu fillon piktura.
Nacionali: Piktura përjetohet apo kuptohet dhe sa është e ngjashme një pikturë me realitetin ?
Te ne artistët piktura përjetohet ndërsa te ju është më ndryshe, sepse ju mund ta shihni pikturën por mund të thoni se ne nuk po kuptojmë asgjë, kurse ne artistët atë mund edhe ta shpjegojmë.
Nacionali: Ku merrni frymezimin për ta bërë një pikturë ?
E përmenda edhe më herët, mund të jetë një pejzash, mund të jetë një krijimtari të cilën p.sh. e kriojmë vet ne , mirpo duhet me qenë edhe nje pikënisje e cila nvaret se çka vet krijuesi dëshiron të paraqes në atë pikturë.
Nacionali: Sa kohë shpenzoni në një pikturë ?
Po nvaret nga piktura, unë p.sh. një pikturë mund ta realizoj për një ditë por ka edhe piktura që të marrin kohë më shumë dhe mund të shkojë edhe në dy ditë e më shumë. Piktura duhet të paraqitet me vëmendje, nëse dëshiron që ajo pikturë të dalë sipas planeve tua, duhet të jetë një pikënisje ose një bazë e fortë.
Nacionali: Çdo piktor e ka një teknikë të vacantë, a keni edhe ju ndonjë teknikë të veqantë ?
Pyetje e qëlluar, çdo piktor e ka një stil ose ne e quajmë metodë, p.sh. metoda është metodë e nisjes, ndërsa stili është ndryshe, psh stili është në rast se e kopjoni një piktorë si p.sh. Leonardon ose Kandinskyn, çdo piktorë niset prej një artisti që e paramendon ndoshta edhe ai jetën e tij, shprehë dëshirën të bëhet diçka, atëher niset nga vet krijuesit që janë të njohur.
Nacionali: A vlerësohet piktura në Luginë ?
Sa kam arritur ta vërejë mund të them se vlerësohet, kjo u dëshmua edhe me ekspozitën e fundit që e realizuam në kuadër të forumit të gruas së PVD-së, ka pasur vizitorë por kur e shohim tërësisht nuk vlerësohet edhe aq shumë.
Nacionali: A ka konkurrencë mes piktorëve dhe a mund të jetohet me pikturë ?
Këtu në Luginë jo, ndërsa në Europë besoj që po. Unë e kam vërejtur se në Luginë nuk çmohet aq shumë, sepse është edhe rrethi i vogël.
Nacionali: Sa piktura deri më tani i keni realizuar ?
Unë kam filluar të merrem me art qysh kur kam filluar të studio artin dhe ka qenë viti 2004. Unë e kam kryer skenografinë dhe kam magjistruar në pikturë, dhe ajo që më bëri të kaloj nga skenografia në pikturë ka qenë ajo se me skenografi jo që nuk mund të krijoj dicka por e kam parë që këtu, askush nuk më ka ofruar asgjë dhe kjo ka qenë një shtytje që une të kaloj në pikturë. Pra që nga studimet e këtej kam krijuar diku nëse nuk gaboj rreth shtatëdhjetë piktura.
Nacionali: A keni pas ekspozita dhe ku keni pas ?
Kam pasur ekspozita gjatë studimeve, pra kanë qenë ekspozita studentore, kurse personale shpresoj që ta bëjë një këtu në Luginë dhe shpresoj që do ta hapë nga muaji qershor.
Nacionali: A keni shitur ndonjë pikturë dhe sa e ka kapur vlerën piktura jote më e shtrenjtë ?
Mund të jetë një pikturë shumë e shtrenjtë dhe mund të jetë shumë e lirë, p.sh. në Prishtinë unë kam hasur në piktura të shtrenjta që janë shitur deri në tremijë euro, ndërsa piktura ime më e shtrenjtë e ka kapur vlerën diku 120 euro.
Nacionali: Çka është preokupimi juaj në pikturë ?
Preokupim e kuptoj fjalën kur një piktor nvaret se si është emocionalisht dhe nvaret se qfarë lëvizje bënë, ose atë pikturë që e realizon unë e kuptoj ndryshe d.m.th të gjithë krijuesit në përgjithësi, cdo pikturë që e bëjnë, e realizojnë nga vet dëshira, shprehja, nga vet lëvizja, lëvizjet që janë p.sh. potezet me brushë etj.
Nacionali: Piktori juaj i preferuar, shqiptar dhe i huaj ?
Piktori im i preferuar është Wassily Kandinsky dhe ai shqipar është Rexhep Ferri.
Nacionali: Cfarë janë planet tuaja ?
Do të merrem me art, tash për momentin jam duke punuar që ta hapi edhe një ekspozitë timen personale.
Nacionali: Mesazhi juaj ?
Mesazhi për artdashësit kishte me qenë se të gjithë ata të cilët kanë talent, le të mirren me art mos ta lëjnë atë anash.
Intervista është botuar në revistën e përjavshme “NACIONALI” të Luginës.
blogtv.com
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!