Inteligjenca britanike: Ka rënë shkalla e vrasjeve së rusëve në Ukrainë
Rajoni dhe Politika

Inteligjenca britanike: Ka rënë shkalla e vrasjeve së rusëve në Ukrainë

25.Apr.2023 09:30
0

Inteligjenca e Britanisë së Madhe tha se ka rënë shkalla e numrit të vrasjeve së trupave ruse për 30 për qind gjatë prillit.

Në raportin e publikuar të martën, Inteligjenca tha se shkalla e vrasjeve mund të ketë rënë për shkak të përfundimit së ofensivës së dimrit në tokat ukrainase, derisa përmendi vrasjet gjatë periudhës janar-mars.

“Gjatë prillit 2023, shkalla mesatare ditore e viktimave në Rusi ka ngjarë të ketë rënë për rreth 30 për qind. Kjo pason shifrat jashtëzakonisht të mëdha të vrasjeve së rusëve gjatë periudhës janar-mars 2023. Shifrat e publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës sugjerojnë një reduktim nga një mesatare prej 776 viktimash rusë në mars, në një mesatare prej 568 gjatë prillit. Inteligjenca nuk mundi ta verifikojë metodologjinë e saktë të Ukrainës për llogaritjet”, u tha në raportin e Britanisë. 

Humbjet e Rusisë janë ulur pasi përfundoi ofensiva e tyre, derisa po pritet që ushtria e Ukrainës të nisë një ofensivë masive. 

Në statistikat e Ukrainës thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 660 ushtarë rusë, gjersa 187.080 është numri total i viktimave që nga 24 shkurti i 2022-s.

KFOR: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thelbësor për sigurinë në rajon
Ngrihen pikëpyetje për kapacitetin e BE-së që të sigurojë zbatimin e marrëveshjeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration