Integrimet evropiane, temë e diskutimit në Preshevë (foto)
Lokale

Integrimet evropiane, temë e diskutimit në Preshevë (foto)

21.Apr.2015 14:23
0
Në kuadër të një turneu diplomatik të takimeve në Luginë të Preshevës, gjatë ditës së Hënë (20 prill ) zëvendësministri për Integrim Evropian të Kosovës, Ramadan Ilazi së bashku me shefin e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet SADIKU morën pjesë në një tryezë diskutimi me Shoqërinë Civile dhe të rinjtë të Preshevës dhe Bujanocit.

Takimi u organizua dhe u aranzhua nga Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë CADD (Center for Advocation and Democratic Development) me seli në Preshevë të drejtuar nga Gani RASHITI dhe Shkodran ISMAILI. 

Tryezën e Diskutimit e udhëhoqi Shkodran ISMAILI ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (Valon ARIFI dhe Enkël REXHEPI), anëtari i Këshillit Nacional dhe Zyrës së të Rinjëve në kuadër të Komunës së Preshevë ( Agon AJETI dhe Driton REXHEPI), të Qendrës për Arsim (Shkelzen LIMANI); kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Bilall MALIQI; Iniciativa Qyetetare nga Bujanci Fismir Jahiu; Qendra per Ndërrime pozitive (Besim SHABANI); student dhe maturantë të Shkollave të mesme.

Temat qendrore të diskutimit ishin çështje e euro-integrimeve të Kosovës, lehtësimi i dialogut Kosovë- Serbi, avancimi dhe njohja e çështjes së diplomave, çështja e përkrahjes dhe avancimit të pozitës juridike-politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), projektet konkrete që Qeveria e Kosovës mund të bëjë për shqiptarët këtu ku me këtë rast zv/Ministri Ramadan ILAZI inkurajoi CADD – Qendrën për Avokim që në kuadër të këtyre projekteve të drafton një projekt të mirëfilltë për Studimet Postdiplomike të të rinjve tanë, që Qeveria e Kosovës ka mundësi financimi me bursa të plota për studimet evropiane në vendet e Bashkimit Evropian dhe të konkretizohen si ide në kuadër të politikave të përbashkëta me institucionet tona përfaqësuese në Luginë të Preshevës.

Në diskutim e sipër nga përfaqësuesit e OJQ- ve të cilat veprojn në Luginë të Preshevës pati shumë pyetje drejtuar zv, Ministrit të Euro-integrimeve zr. Ramadan ILAZI dhe “Ambasadorit” zr. Valdet SADIKU të cilët ishin shumë konstruktiv dhe të qartë në shpjegimet e tyre. Ata madje nuk ngurruan që të japin përkrahjen e tyre të parezervë për të rinjtë e kësaj pjese e sidomos në çështje të arsimit. 

Me këtë rast CADD - Qendra për Avokim dhe Zhvillim të Demokracisë i falënderon dhe ju është shumë mirënjohës njerëzisht zv./Ministrit ILAZI dhe “ambasadorit” SADIKU për këtë përkrahje dhe ngrohtësi vëllazërore që na ofruan, gjë që ne e çmojmë shumë!


CADD
Gani RASHITI 
Shkodran ISMAILI

Stankoviq-Franken: Në 2014-n numri i azilkërkuesve nga Lugina në rënie
Shfrytëzo rastin, legalizo ose dorëzo armën (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration