Institucionet fetare në Luginë dhe elementi radikal islamik, cili është rreziku!
Lokale

Institucionet fetare në Luginë dhe elementi radikal islamik, cili është rreziku!

29.Sep.2016 12:34
0
Belgzim Kamberi, gazetar dhe analist nga Presheva ndonëse nuk e përjashton ndikimin e radikalizmit fetar, nuk sheh ndonjë rrezik për eskalime të situatës me motive fetare.

Ai në një deklaratë për të përditshëmn e Beogradit “Danas” ka thënë se nuk e përjashton ndikimin e elementit radikal fetar duke ditur ndarjen që ekziston brenda bashkësive fetare islame në Jug të Serbisë.

“Ekzistojnë tre rryma, njëra e lidhur me Kosovën, tjetra me Novi Pazarin dhe e treta Bashkësia Islame për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë më e lidhur me Meshihatin në Beograd”, theksoi Kamberi, transmeton Titulli.com, duke shtuar se “rrymat radikale me motive fetare nuk veprojnë zakonisht përmes strukturave institucionale, por shfrytëzojnë në mënyrë latente kanale joformale”.

Kamberi ka pohuar se arsyeja për forcimin e ekstremizmit fetar është edhe për shkak se në fillim të viteve ’90 është dobësuar fryma tradicionale osmane dhe se janë krijuar fraksione brenda komunitetit islam në hapësirat e ish-Jugosllavisë.

“Njerëzit e varfër që përballen me mungesë të perspektivës ekonomike janë gjithnjë shënjestra më të lehta për manipulime, edhe fetare”. Belgzim Kamberi duke folur për zhvillimin e ekonomik ka nënvizuar se Jugu i Serbisë mbetet njië rajon skjashmërisht i pazhvilluar me një numër të madh të të rinjve që nuk kanë vende të punës. “Si pasojë edhe mund të ketë raste të tilla.

Megjithatë, nuk shoh mundësi që në këtë rakon mund të ketë eskalim të ekstremizmit fetar, meqë nuk ka tregues të tillë. Këto shqetësime mundë të sanohen vetëm me përparim ekonomik që për vite të tëra në territorin e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës as nuk shihen”, ka përfunduar Kamberi./Titulli.com/

"Zëri i Luginës" do të prezantohet në qytetin e Ismail Kadaresë, Gjirokastër
Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, qëndroi në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration