Inicohet themelimi i Asociacionit të Mediave Online në Serbi, Titulli pjesë e kësaj nisme (foto)
Lokale

Inicohet themelimi i Asociacionit të Mediave Online në Serbi, Titulli pjesë e kësaj nisme (foto)

12.Feb.2015 19:56
0

Një grup i mediave-online filluan iniciativat e para për themelimin e një organi përfaqësues apo Asociacionin e Mediave Online që do të mbrojë interesat e këtyre mediave dhe përmirësimin e statusit rreth pjesëmarrjes në procesin e ligjvënies për mediat në Serbi dhe qasjen e përbashkët në fushën e marketingut.

Në qendrën mediale në Nish përfaqësuesit e mediave-online lokale dhe rajonale  duke përshirë edhe Portalin Informativ-TITULLI vlerësuan  se kjo është një nismë e mirë drejt krijimit të rrjetit që do të ndikojë pozitivisht në qëllimet e përbashkëta.

Gjorgje Krivokapiq nga Fondacioni SHARE  gjatë takimit të parë iniciues është shprehur se një organizim i këtillë do të ndihmojë shumë në avancimin e pozitës së mediave online dhe ndikimin e tyre në përpilimin e ligjeve që lidhen me mediat në përgjithësi.

Ai gjithashtu theksoi se pjesëmarrja e mediave në këtë nismë dëshmon se është e domosdoshme një organizatë që do të ofrojë mundësi bashkëpunimi dhe promovimi të standardeve etike të gazetarisë online shkëmbim të përvojave dhe informacioneve.

Kryeredaktori i Portali Informativ –Juznevesti , Predrag Blagojevic njëherit edhe iniciatorë i rrjetëzimit të mediave online lokale dhe rajonale tha se të gjithë ballafaqohemi me probleme të ngjashme andaj bashkimi në një organizatë do të na bëjë më të fuqishëm  në shpërndarjen e informacioneve,  mbrojtjen dhe zhvillimin profesional.

“Për fillim do të jemi ky grup i mediave që do ta kemi statusin e themeluesit, ndërsa më vonë do të zgjerohemi përmes anëtarësisë së shoqërimit në misionin e organizatës. Gjithashtu shpresojmë se do të ndihmohemi në aspektet profesionale të funksionimit”, tha Bllagojeviq.

Argjent Goga, kryeredaktor i Portalit Informativ-Titulli e përshëndeti themelimin e organit që do të përfaqësojë interesat  edhe të mediumit në gjuhën shqipe  Titulli duke shpresuar në  përmirësimin e kushteve të përgjithshme të portaleve.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij diskutimi apo iniciuesit e themelimit të Asociacionit të Mediave Online që vijnë nga rajone të ndryshme të Serbisë e cilësuan këtë nismë si një hap të duhur për avancimin e punës në gazetarinë online.

Gjatë takimit iniciues u caktuan grupet punuese që do të përpilojmë statutin dhe qëllimet e organizatës dhe pas një periudhe të shkurtër mediat pjesëmarrëse do të mblidhen përsëri për të emëruar organet drejtuese.

Kjo nismë mbështetet edhe nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE)  në Serbi,  gjithashtu pjesëmarrësit në këtë diskutim uruan për një fillim të ri në bashkëpunim dhe forcim të rolit të mediave të përmendura nëpër rajonet ku funksionojnë./Titulli.com/

                                                                             

Reagojnë liderët e Luginës: Duhet të jemi të përfshirë në bisedimet e Brukselit
Këshilli Komunal krye në vete, formon komision në kundërshtim me rregulloren!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration