Kompania e kontraktuar nuk pastron rrugët, del ajo publike
Lokale

Kompania e kontraktuar nuk pastron rrugët, del ajo publike

06.Jan.2015 20:17
0

Edhe pse reshjet e borës kanë mbuluar rrugët lokale të Komunës së Bujanocit, kompania e kontraktuar, me vonesë del në terren.

Situata e krijuar nga bora në rrugët lokale në Bujanoc dhe mos përgjigja me kohë e kompanisë së kontraktuar për mirëmbajtjen e tyre, “Saba Bellça”, ka detyruar ndërmarrjen publike “Komunalia” që dje dhe sot të dal në terren për të hapur këto rrugë.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti, i cili për televizionin publik në Bujanoc ka thënë se kompania e kontraktuar me vonesë i është përgjigjur situatës së krijuar.

“Pas situatës së krijuar gjatë reshjeve gjatë natës së kaluar, kemi dhënë urdhëresë në ora 7:00. Pas dy apo tri orë ka dalë me pastru edhe pse e ka obligim ligjorë dhe vet ta përcjellë ekzekutori i punëve situatën e reshjeve të borës në sezonin e dimrit”, është shprehur Haliti, transmeton Titulli.

Ai ka thënë se janë duke u munduar që të jenë shumë racional edhe në angazhimin e ekzekutorit të punëve “Saba Bellça” nga Presheva me makinerinë e vet, pasi siç është shprehur drejtori “kjo kushton”.

Ndërmarrja publike “Komunalia” edhe pse nuk është kontraktuar nga Drejtorati për Ndërtim që të mirëmbajë rrugët gjatë sezonit dimëror, ajo të hënën me makinerinë e vet ka pastruar rrugët në fshatin Bilaç, ndërsa të martën në Tërnoc e Bujanoc, si dhe rrugën e Turijës, e cila që nga fillimi i reshjeve të borës nuk ishte pastruar.

Angazhimi i ndërmarrjes së dytë për pastrimin e rrugëve lokale në Komunë të Bujanocit, edhe pse ajo është publike, është ngarkesë shtesë ndaj taksapaguesve të kësaj komune. /Titulli.com/

Etnogjeneza e shqiptarëve nga Ilirët
Bujanoc: Krishtlindjet ortodokse, nisë festa në sheshin Karagjorgje Petroviq (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration