Aksident, vdesin tre anëtarë të familjes preshevare (foto & video)
Lokale

Aksident, vdesin tre anëtarë të familjes preshevare (foto & video)

11.Nov.2014 18:14
0

Një aksident tragjik në aksin Kukës-Morinë ka shënuar 3 viktima, mes të cilëve një vajzë 15 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Uzinës.

Mjeti tip Golf me targa të Serbisë VR 001GZ ku udhëtonin 3 anëtarët e një familje është përplasur me mjetin Tip BMW me targa kosovare 0185 AF, ku udhëtonin dy djem të rinj.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën në vendngjarje tre personat në mjetin tip Golf tresh, dy prindërit me vajzën e tyre B.H, Z.H dhe E.H. nga Presheva, raporton Ora News.

Dy personat e plagosur nga Drenica, janë dërguar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Kukësit dhe janë në gjendje të rëndë.

Policia po këqyrë vendin e aksidentit për të zbardhur shkaqet.

Aktualisht, edhe qarkullimi i automjeteve në vendin e aksidentit është bllokuar, pasi ura është e njëkahshme. Ekspertët po punojnë për lëvizjen e automjeteve. /Titulli.com/

 

Vizita e Ramës në Preshevë, përmes fotografive (foto)
Rama, hapi dyert për shqiptarët e Luginës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration