Rivotimi në Preshevë më  14 Janar në njësinë 5 dhe 16, për të tjerat vendos gjykata
Lokale

Rivotimi në Preshevë më 14 Janar në njësinë 5 dhe 16, për të tjerat vendos gjykata

05.Jan.2018 10:56
0
Komisioni Komunal Zgjedhor ka konfirmuar rivotimin për zgjedhjet e parakohshme më 14 Janar mirëpo nuk është e sigurt se në cilat vendvotime do të mbahen, ka thënë kryetari i këtij komisioni Zeqir Miftari.

Ai për agjencinë beta është shprehur se për këtë do të vendos gjykata administrative ndërsa është e qartë se zgjedhjet do të përsëriten në vendvotimin 5 në Preshevë dhe vendvotimin 16 në fshatin Caravajkë, transmeton Titulli.com. 

Miftari tha se Gjykata Administrative do të sjellë vendimin për rivotim apo jo në vendvotimet 2, 4, 7 dhe 8 që gjenden në Preshevë. 

“Në vendvotimet 5 dhe 16  në cilat do të rivotohet të drejtë vote kanë më shumë se 1500 votues ndërsa në 6 vendvotime ka gjithsejtë afro 9000 votues”, theksoi Miftari. 

Në listat votuese në komunën e Preshevës janë të regjistrua 38.860 votues  dhe sipas statistikave nga Komisioni Komunal Zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme më 24 Dhejtor kanë votuar afro 49 % e tyre. 

 Në bazë të të dhënave nga KKZ në zgjedhjet e parakohshme më 24 Dhjetor rezulatet janë Alternativa për Ndryshim  5504 vota, Partia Demokratike Shqiptare me 4550, Partia për Veprim Demokratik 1870 vota,  Lëvizja për reforma PDSH me 1490, lista serbe 894  që sipas rezultateve jozyrtare e kanë kaluar pragun zgjedhor dhe listat tjera shqiptare që se kanë kaluar pragun 964 vota./Titulli.com/

Viti i udhëkryqit në Luginën e Preshevës
Novi Pazar: Në gjurmët e shqiptarëve të boshnjakëzuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration