Buxheti për bujqësi jo stabil në Bujanoc, fshihet lista e përfituesve (video)
Lokale

Buxheti për bujqësi jo stabil në Bujanoc, fshihet lista e përfituesve (video)

19.Dec.2017 10:00
0
Zhvillimi i bujqësisë në territorin e komunës së Bujanocit është mbështetur nga administrata komunale përmes subvencioneve të shpërndara me kontratë për ekonomitë bujqësore dhe mbarsim artificial të kafshëve në vlerë prej 32.905 milion dinarë për vitin 2017.

Këto subvencione  janë realizuar në dy pjesë gjatë vitit 2017 për 445 persona të cilët janë mbështetur financiarisht  për blerjen e mjeteve të punës që përdoren për bujqësi.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë nënshkrimit të kontratave të pjesës së dytë theksoi se pushteti komunal e ka parë të arsyeshme t’i dalë në mbështetje sektorit që i ka dhënë kjo qeverisje.

Gani Aliu,  anëtarë i komisionit për ndarjen e subvencioneve bujqësore tha se këtë vit kanë qenë të planifikuara 22 milion dinarë mirëpo pas gjithë atyre kërkesave në konkurs qeverisja aktuale ka marrë për obligim ti kërkoj këshillit komunal mjete shtesë prej  9 milion e 500 mijë dinarë.

 “Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh nga ana e bujqve të komunës së Bujanocit pasi që komuna me politikën e saj për zhvillim ka lehtësuar pagesat prej 80% të vlerës të mjetit që e kanë blerë duke ia lehtësuar mundësinë e zhvillimit”,  u shpreh për Titulli.com Aliu.

Sipas tij ky lloj subvencionimi ka qenë shumë i nevojshëm dhe i suksesshëm për zhvillim e sektorit të bujqësisë dhe nga tereni kanë vlerësuar se shfrytëzimi i këtyre mjeteve është bërë në mënyrë duhur.

Shaip Kamberi kërkoi edhe vlerësimin e  përfituesve të  subvencioneve se a duhet të parashihen projekt të këtilla edhe në buxhetin e vitit 2018.

Ai theksoi se ky projekt do të jap rezultatet e duhura që çdo kush që ka ide në fushën e bujqësisë të fillojë punën dhe të përkrahet edhe nga komuna.

Një banorë nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit  që ka përfituar subvencion është shprehur i kënaqur duke vlerësuar se do të vazhdojnë punën me bujqësi por se janë të mirëpritura edhe vitet e ardhshme.

Rexhail Mustafa, nga fshati Letovicë i komunës së Bujanocit ka marrë për herë të parë këtë subvencion për bujqësi.

“Është një projekt që e ka efektin pozitiv dhe besojë së do të vazhdojnë më këtë projekt. Ne do të aplikojmë prapë vitin e ardhshëm”, tha Mustafa.

Xhelal Ahmeti me ndihmën e komunës ka arritur të blejë për këtë vitit makinë për bluarjen e misrit dh është mirënjohës.

Gjatë vitit 2017 nga buxheti i komunës së Bujanocit janë ndarë 32 milion dinarë  ndërsa në propozim buxhetin e vitit 2018 ka planifikuar buxhet prej 22.4 milion dinarë që duhet të aprovohet në seancën e kuvendit komunal.

Me gjithë përpjekjet e redaksisë së Titulli.com për të marrë listën e 445 përfituesve të subvencioneve për bujqësi për vitin 2017, personat përgjegjës të administratës komunale nuk kanë dhënë dokumentet e kërkuara./Titulli.com/

Pragrami i Azirit: Jemi të fjalës, arsim alternativ, shëndetësi dhe unifikim të politikës me Kosovë e Shqipëri (video)
Programi i Salihut: Zhvillim ekonomik, dy shkolla të reja, mbështetje familjes shqiptare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration