Arifi: Zgjedhjet e reja lokale mundësi për ta çliruar Preshevën
Lokale

Arifi: Zgjedhjet e reja lokale mundësi për ta çliruar Preshevën

21.Oct.2017 11:53
0
Kryetari i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi në profilin e tij zyrtar ka kërkuar që zgjedhjet lokale të parakohshme të mbahen këtë vit dhe zgjedhjet mundësi që ti pensionojmë të njëjtit që e kanë zënë peng Preshevë tashmë dy dekada.

“Ashtu si e patëm paralajmëruar me 4 shkurt të këtij viti pas takimit me ambasadorin e Zvicrës në cilësinë e kryetarit të komunës , ku në atë takim patëm insistuar tek ai që edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e takimeve të radhës së ambasadorëve të akredituar në Sërbi “Friends of South Serbia”,takime këto në të cilat diskutohet për Luginën e Preshevës” ka shkruar Arifi.

Ai thotë se insistimi i i tij  dha frytet e veta, ku dje për herë të parë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ishin pjesë e këtij takimi, ku deri më tani vetëm Trupi Koordinues e ka përfaqësuar Luginën, që për atë ky fakt ishte i papranueshëm.

Arifi më tej ka shkruar se gjatë takimit me "Miqtë e Jugut" parashtroi konceptin  politik, ekonomik dhe social për Luginën e Preshevës.

"Pa stabilitet politik nuk ka zhvillim ekonomik, andaj edhe shfrytëzova rastin të bëj apel që zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës të mbahen sa më parë, këtë vit, që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme politike që e prunë akterët e vjetër politik për interesat e ngushta të tyre personale", ka shkruar Arifi.

Shqiprim Arifi u shpreh se zgjedhjet i sheh si mundësi që ti pensionojmë të njëjtit dhe ta çlirojmë Preshevën nga ta që e kanë zënë peng, tashmë dy dekada e ca vite./Titulli.com/

Fondacioni "Alsar" nga Shqipëria shpërndan materiale shkollore për nxënësit e Luginës së Preshevës
Në Preshevë shpëtohet jeta e qenit të bllokuar në pusetë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration