Arifi: Zgjedhjet e reja lokale mundësi për ta çliruar Preshevën
Kryetari i organit të përkohshëm në komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi në profilin e tij zyrtar ka kërkuar që zgjedhjet lokale të parakohshme të mbahen këtë vit dhe zgjedhjet mundësi që ti pensionojmë të njëjtit që e kanë zënë peng Preshevë tashmë dy dekada.“Ashtu si e patëm paralajmëruar me 4 shkurt të këtij viti pas takimit me ambasadorin e Zvicrës në cilësinë e kryetarit të komunës , ku në atë takim patëm insistuar tek ai që edhe përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e takimeve të radhës së ambasadorëve të akredituar në Sërbi “Friends of South Serbia”,takime këto në të cilat diskutohet për Luginën e Preshevës” ka shkruar Arifi.
Ai thotë se insistimi i i tij dha frytet e veta, ku dje për herë të parë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ishin pjesë e këtij takimi, ku deri më tani vetëm Trupi Koordinues e ka përfaqësuar Luginën, që për atë ky fakt ishte i papranueshëm.
Arifi më tej ka shkruar se gjatë takimit me "Miqtë e Jugut" parashtroi konceptin politik, ekonomik dhe social për Luginën e Preshevës.
"Pa stabilitet politik nuk ka zhvillim ekonomik, andaj edhe shfrytëzova rastin të bëj apel që zgjedhjet lokale në komunën e Preshevës të mbahen sa më parë, këtë vit, që të dalim nga kjo situatë e pakëndshme politike që e prunë akterët e vjetër politik për interesat e ngushta të tyre personale", ka shkruar Arifi.
Shqiprim Arifi u shpreh se zgjedhjet i sheh si mundësi që ti pensionojmë të njëjtit dhe ta çlirojmë Preshevën nga ta që e kanë zënë peng, tashmë dy dekada e ca vite./Titulli.com/