Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin "Miqtë e Jugut" në Beograd
Lokale

Kamberi e Arifi pjesëmarrës në takimin "Miqtë e Jugut" në Beograd

20.Oct.2017 11:57
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i organit të përkohshëm në Preshevë, Shqipërim Arifi morën pjesë në takimin me "Miqtë e Jugut" të organizuar në ambasadën Britanisë së Madhe në Beograd.

Kamberi ka prezantuar gjendjen politike dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës drejtuar autoriteteve qeveritare në Beograd dhe tha se plani  7 pikësh i dorëzuar qeverisë në qershor të vitit 2013 është një dokument që jep shpresë. 

“Përfaqësimi në institucionet publike, çështjet e arsimit dhe njohja e diplomave, eliminimi i pengesave në privatizim si dhe shumë çështje tjera me interes për qytetarët shqiptarë në Luginë të Preshevës”, u shtruan në takim si probleme që kërkojnë zgjidhje. 

Nikoqir i takimit “Miqtë  e Jugut” ishte ambasadori i Britanisë së Madhe, Denis Keef ndërsa pjesëmarrës ishin edhe ambasadori SHBA-së, Norvegjisë, Belgjikës, Holandës, shefi i misionit të OSBE-së dhe përfaqësues nga Ambasada Gjermanisë, zvicerane, turke, italiane./Titulli.com/

Edhe një doktor shkence nga Lugina
Ministri Abelard Tahiri propozon ndarjen e 40 mijë eurove për një shkollë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration