Stankoviq në Bujanoc, bashkëpunimi me trupin koordinues sipas planit
Lokale

Stankoviq në Bujanoc, bashkëpunimi me trupin koordinues sipas planit

04.May.2017 11:16
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ka pritur në zyrwn e tij një delegacion nga Beogradi, Ivan Boshnjak sekretar shtetërorë i administratës publike dhe qeverisjes lokale dhe Zoran Stankoviq.

Kamberi ne deklaratën e dhënë për media tha se gjatë takimit është biseduar  për aktivitetet e ardhshme që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e mjeteve nga komuna e Bujanocit  si dhe për situatën aktuale politike e të sigurisë.

Zoran Stankovic  në konferencën për media tha se diskutimet gjatë takimit kanë qenë  në lidhje me situatën aktuale dhe aktivitetet e komunës së Bujanocit në bashkëpunim me trupin koordinues dhe ministritë përkatëse.

“Mjetet e parapara nga trupi koordinues do të shpenzohen sipas planit dhe se situata e sigurisë është stabile këtu”, theksoi mes tjerash Stankoviq.

Palët gjatë takimit vlerësuan se bashkëpunimi mes komunës dhe trupit koordinues duhet të vazhdojnë në frymën e deritanishme tash për realizimin e objektivave./Titulli.com./

 

Përfaqësuesit e komunës së Preshevës takohen me Stankoviq (video)
Kryetarja e Preshevës, Musliu nuk është kolegu im?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration