Ilir Meta vizitoi Preshevën dhe Bujanocin në vitin 2010, cila ishte porosia e shtetit Shqiptar?
Presidenti i sapo zgjedhur Shqipërisë, Ilir Meta ka viztuar Preshevën dhe Bujanocin në mars të vitit 2010 në cilësinë e zëvendës/kryeministrit dhe ministrit të punëve të jashtme, shkruan Titulli.com.Vizita e Metës ishte e para e bërë në Luginën së Preshevës i cili patë deklaruar se në të ardhmen bashkëpunimi mes shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve politik të Luginës do të jetë edhe më i madh.
Ai ishte zyrtari i parë që erdhe në Luginë të Preshevës dhe bisedoi me përfaqësues politik dhe qytetarë për problemet e shqiptarëve në këtë rajon.
“Ne jemi dakorduar gjatë diskutimeve që Lugina e Preshevë të jetë një burim stabiliteti për gjithë rajonin e në radhë të parë për banorët e saj, burim prosperiteti dhe një model bashkëjetese”, ishte shprehur Ilir Meta në Preshevë./Titulli.com/