Mustafa: Roli i femrës i rëndësishëm në kuvendin komunal të Bujanocit
Lokale

Mustafa: Roli i femrës i rëndësishëm në kuvendin komunal të Bujanocit

13.Apr.2017 09:41
0
Selami Mustafa, sekretar i kuvendit komunal në Bujanoc duke folur për rolin e femrës brenda institucionit thotë se femrat për nga roli dhe rëndësia janë të barabarta gjatë vendimmarrjes, me kolegët e tyre këshilltarë dhe të barabarta në jetën politike.

“Rëndësia si këshilltare në vendimmarrje, apo në trupat punuese të  kuvendit është i rëndësishëm, sepse edhe femrat si këshilltare i kanë të gjitha aftësitë dhe përgatitjet profesionale të luajnë rol kyç si në propozimin e ndonjë pike në kuvend,  dhe aprovimin e  ndonjë vendimit  me rëndësi”, është shprehur për Titulli.com, Mustafa.

Sipas tij brenda komisioneve të ndryshme ka të emëruar femra që fuqizon rolin e saj në politikëbërjen e qeverisjes lokale.

“Në trupat e Kuvendit kemi dy kryetare të komisioneve të kuvendit, në komisionin për barazi gjinore dhe këshilli për punë komunale-banesore urbanistike dhe punë të mbrojtjes së mjedisit jetësor, si dhe një numër i madh I këshilltareve, janë anëtare nëpër komisione të ndryshme”, theksoi sekretari Musftafa.

Kuvendi Komunal është organi më i lartë i komunës  dhe me ligjin mbi zgjedhjet lokale të Republikës së Serbisë, janë të parapara 1/3 e mandateve për këshilltarët e gjinisë femërore, prej 41 mandateve sa ka kuvendi komunal i Bujanocit , 12 janë femra./Titulli.com/

Lutfi Haziri përqafon priftin serb të Gjilanit në qendër të Bujanocit
Diskutim publik mbi progresin e arritur në zbatimin e të drejtave të fëmijeve në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration