Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës (video)
Lokale

Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës (video)

10.Mar.2017 16:08
0
Kuvendi komunal i Preshevës pas një seance 2 orësh me propozimin e kryetarit të kuvendit zgjodhi për kryetare të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Ajo u votua nga 22 këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje të kuvendit komunal.

Ardita Sinani është një aktiviste e denjë e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe deri më tani ajo ka mbajtur pozitën e kryetares së kuvendit komunal, shkruan Titulli.com.

Kjo është seanca e parë e kuvendit komunal në Preshevë në të cilën morën pjesë 22 këshilltarë nga PVD, grupi i PDSH-së, BDL dhe UDSH dhe që tani kan formuar koalicion të ri për qeverisje me komunën e Prehsevës.

Ajo falënderoi  të gjithë ata që patën besimin për të ngarkuar me këtë detyrë  dhe se do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve të Preshevës.

“Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyre nëse kam edhe  përkrahjen tuaj”, tha Sinani pas zgjedhjes së saj./Titulli.com/

Me 22 vota të këshilltarëve shkarkohet, Shqiprim Arifi
Shqiprim Arifi, i ardhur nga diaspora nuk qeverisi as 1 vit me Preshevën (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration