Komuna e Preshevës pret të fillojë digjitalizimin e ditarëve shkollorë
Lokale

Komuna e Preshevës pret të fillojë digjitalizimin e ditarëve shkollorë

22.Feb.2017 20:58
0
Presheva pritet të bëhet një ndër komunat e para në Sërbi ku do të filloj implementimi i pilot projektit projektit për digjitalizimin e ditarëve të shkollave.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar në Beograd ministrin e arsimit, Mladen Sharçeviq me të cilin ka diskutuar rreth digjitalizimit të ditarëve të shkollave ku në fillim do të implementohet në një shkollë e pastaj nga viti 2018, do të implementohet ky projekt në të gjitha shkollat.

"Morëm përkrahje nga ministri për investimin e kësaj ministrie në infrastrukturën e të gjitha shkollave në komunën tonë, ku me këtë rast edhe e ftuam ministrin që ta vizitojë komunën tonë që të shohë për së afërmi gjendjen alarmante të shkollave, të cilës ftesë iu përgjigj pozitivisht, dhe pritet që brenda dy-tre javëve të ardhshme, ministri Sharçeviq ta vizitoj komunën e Preshevës", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës.

Digjitalizimi i ditarëve të shkollave është projekt i rëndësishëm pasi që prindërit e nxënësve do të kenë qasje në çdo moment në gjendjen e fëmijëve të tyre në shkollë kur bëhet fjalë notimi, ngecja në të mësuarit, (mos)bërjen e detyrave të shtëpisë dhe për të gjitha çështjet tjera./Titulli.com/

Shaip Kamberi shpalos kërkesat ndaj eksperteve të BE-së
Qytetarët pasiv në punën e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration