Komuna e Preshevës pret të fillojë digjitalizimin e ditarëve shkollorë
Presheva pritet të bëhet një ndër komunat e para në Sërbi ku do të filloj implementimi i pilot projektit projektit për digjitalizimin e ditarëve të shkollave.Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka takuar në Beograd ministrin e arsimit, Mladen Sharçeviq me të cilin ka diskutuar rreth digjitalizimit të ditarëve të shkollave ku në fillim do të implementohet në një shkollë e pastaj nga viti 2018, do të implementohet ky projekt në të gjitha shkollat.
"Morëm përkrahje nga ministri për investimin e kësaj ministrie në infrastrukturën e të gjitha shkollave në komunën tonë, ku me këtë rast edhe e ftuam ministrin që ta vizitojë komunën tonë që të shohë për së afërmi gjendjen alarmante të shkollave, të cilës ftesë iu përgjigj pozitivisht, dhe pritet që brenda dy-tre javëve të ardhshme, ministri Sharçeviq ta vizitoj komunën e Preshevës", thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës së Preshevës.
Digjitalizimi i ditarëve të shkollave është projekt i rëndësishëm pasi që prindërit e nxënësve do të kenë qasje në çdo moment në gjendjen e fëmijëve të tyre në shkollë kur bëhet fjalë notimi, ngecja në të mësuarit, (mos)bërjen e detyrave të shtëpisë dhe për të gjitha çështjet tjera./Titulli.com/