Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë fiton donacion prej 10 mijë euro nga Gjermania
Organizata Humanitare "Humedica" nga Gjermania dhuroi Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë donacion prej medikamenteve të ndryshme, karroca, shtretër dhe shumë paisje tjera që janë të nevojshme për një institucionin shëndetësorë, raporton rtv "Aldi".Kristina Shtaunf, përfaqësuese e kësaj organizate gjermane u pritë nga drejtori Reshat Ymeri i cili e falënderoi për ndihmën e dhuruar në vlerë mbi 10.000 euro.
Drejtori Ymeri paralajmëroi se nga e hëna pritet realizimi i donacionit të radhës nga qeveria Norvegjeze, donacion i cili do të jetë gjithashtu mbi 100.000 euro.
Me këto donacione që po i fiton Shtëpia e Shëndetit po përmirëson kushtet e shërbimeve mjekësore./Titulli.com/