Përfaqësues nga Beogradi në përkrahje të medias lokale në Bujanoc dhe Preshevë (video)
Përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Informimit, Ministria e Administratës Shetërore dhe Pushtetit Lokal, Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë dhe përfaqësuesit e departamentit të Medisa pranë OSBE-së qëndruan në komunat Bujanoc dhe Preshevë.Ky delegacioni zhvilloi takime ndaras me kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e mediave lokale me të cilët u bisedua funksionimi i medias lokale, gjendja financiare e tyre dhe zhvilimi i mëtutjeshëm, shkruan Titulli.com.
Mediat lokale paraqitën problemet me të cilat po përballen duke filluar nga ndarja e vogël e buxhetit, transparenca në konkurset e pushtetit lokal, ndarja jo e kënaqshme e buxhetit nga ministria e kuluturës dhe informimit si dhe avancimi i informimit shqip në përgjithësi këtu.
Pjesë e delegacionit ishte Nino Brajoviq, Ivan Boshnjak, Ivana Gjuriq, Svetozar Markoviq, Gordana Jankoviq të cilët shprehën gatishmëri në prkrahje dhe zhvililimin e mediave lokale në këtë rajon./Titulli.com/