Imami sqarim për Medresenë në Preshevë: Vehabizimi dhe indoktrinimi mollë sherri
Lugina

Imami sqarim për Medresenë në Preshevë: Vehabizimi dhe indoktrinimi mollë sherri

26.Mar.2019 07:24
0

Imami i xhamisë së qytetit në Bujanoc, Ulvi Fejzullahu ka dhënë një sqarim publik drejtuar Medresesë së Preshevës, shkruan Titulli.com.

“Marrja e vendimit të padrejtë për thyerje të notës së sjelljes nga 5 në 1 u bë një muaj pas atyre zhvillimeve, ku profesor i lëndës së hadithit dhe i Kur'anit largohet nga procesi mësimor me akuzat nga disa profesorë dhe profesoresha se ai është vehabi dhe ka filluar t’i indoktrinoj nxënësit me ide vehabite”, thuhet mes tjerash në sqarim. 

Medreseja në Preshevë funksionon në kuadër të Medresesë “Gazi Isa Beu” të Novi Pazarit, me lejen e Bashkësisë Islame të Serbisë dhe  është hapur në gusht të vitit 2014. 

Ky është sqarimi i plotë i shkruar nga Ulvi Fejzullahu në Bujanoc: 

Për hir të informimit të drejt të opinionit dhe shmangies së paqartësive, hamendësimeve dhe dyshimeve lidhur me ngjarjen e fundit në medresenë e Preshevës, duke qenë se jam kyçur qysh në fillim në këtë ngjarje në cilësinë e një familjari, të cilit iu viktimizua padrejtësisht nipi, nxënësi i kësaj shkolle, Ensar Fejzullahu, jap këtë:

S Q A R I M

Marrja e vendimit të padrejtë për thyerje të notës së sjelljes nga 5 në 1 u bë një muaj pas atyre zhvillimeve, ku profesor i lëndës së hadithit dhe i Kur'anit largohet nga procesi mësimor me akuzat nga disa profesorë dhe profesoresha se ai është vehabi dhe ka filluar t’i indoktrinoj nxënësit me ide vehabite. 
Që të jem korrekt, profesori në fjalë ka arritë që të jetë i dashur te nxënësit. (Si duket akuza për vehabi nuk qëndrojnë. Po e them këtë, sepse Dr. Mevludin Dudiq tërheq vërejtjen se kjo nuk qëndron, po ashtu edhe kryetari Fikret Limani; por duhet të vërtetohen; pse jo?!)

Tani aty-këtu luhen disa lojra:

- nxënësit/nxënëset e vitit të katërt dhe të tretë bëjnë një protestë në shkollë, shprehin pakënaqësi për largimin e profesorit dhe akuzave që i janë bërë atij për vehabizëm.

- profesorët i njoftojnë prindërit dhe disa prej tyre i thërrasin në shkollë, duke i thënë se janë duke protestuar për një profesor vehabi që e kemi përjashtuar.

- disa nga profesorët fillojnë t’i kërcenojnë nxënësit me përjashtim dhe thyerje të notës së sjelljes.

- pas disa bisedimeve arrinë me i bindë nxënësit se nëse tërhiqeni nga protestimi çdo gjë do të jetë në rregull dhe nuk do të ketë përjashtim e as thyerje të notës së sjelljes.

- çdo gjë kthehet në normalitet, por pas një muaji, fillojnë të shantazhohen nxënësit, dhunshëm t’i kontrollohen telefonat pa praninë e prindërve (çfarë kanë gjetur aty në mesazhe të nxënësve duhet të tregojë koordinatori i shkollës dhe këtë ta bëjë publike edhe ne të njihemi me realitetin).

- Më pas vinë me vendim për thyerjen e notës së sjelljes 10 nxënësve, nga 5 në 1.

- Vendimi te thyerja e notës ka një mal shkelje te procedurave. Aty nuk ekziston Këshilli i aprindërve, nuk ekziston Komision Disiplinor, tamam pa asnjë rend shkollor.

- Ne kemi bërë një ankesë për këtë, kemi njoftuar Drejtorinë e shkollës në Novi Pazar.

- Ne dëshirojmë një shkollë me rregulla, jo parregullsi dhe nëpërkëmbje të dinjitet të nxënësit.

- Nuk lejojmë që të frikësohen dhe kërcënohen fëmijët tanë.

- Nxënësit e kësaj shkolle flasin edhe për një ekstrem tjetër që ka të bëjë me përhapjen e një sektit (dervishizmit), tentim indoktrinimi të tyre (kjo duhet të hulumtohet dhe të bëhet publike).

- Barrën e përgjegjsisë ta marrin ata që e sollën punën deri këtu, e jo nxënësit. Me nxënësit abuzuan dy palët edhe profesori i përjashtuar edhe këta që ishin kundër tij.

Për fund

U detyrova që ta bëjë këtë sqarim edhe për një arsye, sepse askush nuk e ka gatishmërinë në shkollë për t'u përballuar me ankesën time. Rregullat nuk i njohin, procedurat nuk i zbatojnë, anashkalojnë çështjet, janë shpërfillës, nuk janë serioz me palët, mua më flet diçka tjetër, tjetrit diçka tjetër.

Unë kërkoj që të bëhet transparente çdo gjë, ne nuk kemi fëmijë të keqtrajtohen nga njerëz jo të dëshmuar profesionalisht, moralisht, kombtarisht dhe fetarisht. 
Shkollat kanë për detyrë arsimimin e gjeneratave me dije, besim dhe moral. Mësuesi duhet të jetë në nivel të përgjegjësisë, nxënësi në korrnizën e rregullave të një institucioni edukativo-arsimor.
Nësë vazhdohet me këso përmase të shkeljeve, atëherë nuk kemi të bëjmë me arsimim, edukim, por me të kundërtën e kësaj që është e dëmshme për popullatën tonë.

Ulvi Fejzullahu

25 mars 2019, Bujanoc

 

Kosova për 15 vjet do të ketë më pak banorë se që ka tash
12 vjet nga dorëzimi i raportit të Ahtisaarit për pavarësinë e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration