Ilir Meta priti kryetaren e Preshevës
Lokale

Ilir Meta priti kryetaren e Preshevës

02.Aug.2017 20:28
0
Presidenti Ilir Meta priti këtë të mërkurë në një takim kortezie kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, transmeton Top Channel.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi mes bashkive të ndryshme të Shqipërisë me Komunën e Preshevës dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me jetën kulturore, arsimore, sportive, por edhe me zhvillimin ekonomik të Preshevës.

Ndër të tjera, kreu i shtetit theksoi rëndësinë e madhe që ka integrimi i shqiptarëve në të gjitha nivelet e administratës vendore dhe qendrore, në interes të garantimit të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gjithashtu, Meta priti po sot ministrin e Maqedonisë për Investimet e Huaja, Ramiz Merko, i cili po zhvillon një vizitë pune në Tiranë. Meta vlerësoi qasjen dhe interesin e qeverisë së re maqedonase për të nxitur e rritur bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

U shënua dita e diasporës shqiptare në Bujanoc (video)
Presheva organizon festivalin mbarëkombëtar të folklorit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration