Iftari i vëllezërve nga Turqia, pushton sheshin e qytetit në Bujanoc (foto&video)
Komuna e Bajram Pashës së Stambollit nga Turqia në bashkëpunim me komunën e Bujanocit kanë shtruar iftar për afro 2500 veta në sheshin e qytetit të Bujanocit.Kryetarët e të dyja komunave, Atila Ajdner dhe Shaip Kamberi përshëndetën masën e tubuar duke u uruar që aktivitetet e këtilla të vazhdojnë edhe më tutje dhe baskëpunimet të vazhdojnë edhe në fushat tjera.
Ky iftar me moton “Vëllazëria nuk njeh kufij”, është pjesë e iftarit të Karvanit që organizohet në vende të ndryshme të Ballkanit dhe mbështetet nga komuna e Bajram Pashës dhe partner tjerë./Titulli.com/