Iftari i shtruar më 2017 në Preshevë kushtoi 195 mijë dinarë për 200 persona apo?
Lokale

Iftari i shtruar më 2017 në Preshevë kushtoi 195 mijë dinarë për 200 persona apo?

25.Apr.2019 13:43
0

Partia për Veprim Demokratik përmes një komunikate për media ka pubikuar disa të dhëna për iftaret e organizuara në komunën e Preshevës duke treguar se për 1 iftarë janë shpenzuar 195 mijë dinarë në të cilin nuk kanë marë pjesë afro 200 mysafirë. 

Kjo është komunikata e plotë e PVD-së: 

Kryetari i komunës së Preshevës i zënë ngusht nga publikimi i harxhimeve enorme, të cilat ai dhe një grup rreth tij i bëjnë në dreka e darka, gjatë ditës së djeshme detyroi pronarin e restoranit që të reagojë me një fabrikim të gënjeshtrës se kinse Ardita Sinani gjatë mandatit të saj si kryetare e komunës, për një ditë të vetme ka shpenzuar 195.200,oo dinarë në po të njejtin restoran.

Edhe në reagimin e fundit ne nënvizuam se rrena i ka këmbët e shkurta, dhe se ky pushtet zhvatës i taksave të qytetarëve nuk i kalon as 24 orë që të dalin bllof nga gënjeshtrat që mundohen t'i fabrikojnë për t'i mbuluar skandalet e veta.

E vërteta e ekstraktit të publikuar dje ku shihet transferi në vlerë prej 195.200,oo dinarëve nga buxheti i komunës restoranit ku Shqiprim Arifi dhe kompania e tij hajnë dreka e darka është si në vazhdim:

Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës i ishte drejtuar me kërkesë kryetares së komunës, Ardita Sinanit, gjegjësisht Këshillit Komunal që të mbështesë 50 % iftarin me rastin e natës së Madhe të Kadrit gjatë muajit të Ramazanit të vitit 2017. Me këtë rast 50 % që komuna mbështeti këtë Iftar kapte vlerën prej 195.200,oo dinarë, dhe me datë 19.06.2017 Këshilli Komunal merr Konkluzion me të cilin e mbështetë këtë Kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në atë kohë kontaktet me kabinetin e kryetares Sinani për organizimin e këtij Iftari i mbante anëtari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, imami Nexhmedin Ademi.

Prandaj, ne sot kërkojmë që për këtë shpifje dhe tendencë të manipulimit edhe me raste të veçanta siç është ky i shtrimit të Iftarit për nder të Natës së Madhe të Kadrit, të prononcohet fillimisht kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Sevdail ef. Jakupi, e në të njejtën kohë edhe nga Nexhmedin ef. Ademi si personi që ka qenë direkt i përfshirë në detajet e organizimit të këtij Iftari.

Në gjithë këtë situatë, ku tentohet të keqpërdoren edhe institucione siç është Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës, e edhe më keq Iftare që janë shtruar për nder të Natës së Madhe të Kadrit, shihet se i vetmi aktivitet të cilin kryetari i komunës dhe nje grup i interesit rreth tij për të shkrirë yndyrën e tepërt nga drekat e darkat luksoze e kanë fabrikimin e shpifjeve dhe deklaratave të rrejshme.

Tendenca për të barazuar harxhimet e juaja me ato të Ardita Sinanit në këtë rast është e kotë, sepse ju ato para të taksapaguesve të qytetarëve i keni harxhuar për të ngopur kryetarin e komunës dhe klanin e tij, kurse Ardita Sinani këtë vlerë e ka shpenzuar për të shtruar Iftar për 200 qytetarë të komunës së Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik - dega në Preshevë

PVD: Komuna e Preshevës për 3 javë afro 2000 euro shpenzime në restorane?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration