Identifikohet trupi i gjetur në lumin e Gjilanit, dyshohet se viktima është Besnik Osmani nga Presheva?
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se të hënën në afërsi të lumit Llapushnicë, i cili gjendet afër fshatit Llovcë, komuna e Gjilanit, është gjetur një trup pa shenja jete.
Në trupin e pa jetë, në bazë të dokumenteve të identifikimit ka rezultuar se bëhet fjalë për tani të ndjerin B.O. (1978), i cili nga familjarët e tij kishte qenë i raportuar si person i humbur, që nga data 24 mars 2020 dhe me këtë rast dyshohet se bëhet fjalë për Besnik Osmani nga Presheva për të cilin është raportuar se kishte humbur kontaktet me familjen e tij.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i të njëjtit është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit, transmeton Titulli.com.
Thuhet se ai kishte tentuar të hyjë në vendkalimin në Muçibabë nga Kosova në Preshevë por për shkak të mbylljes së kufirit ai nuk ka mundë të kalojë legalisht në drejtim të shtëpisë së vet në Preshevë./Titulli.com/