Ideja “gjeniale” e anglezëve për të thyer rregullat e Katarit, “pallati lundrues”
Atraktive

Ideja “gjeniale” e anglezëve për të thyer rregullat e Katarit, “pallati lundrues”

26.Sep.2022 07:57
0

Nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor, Katari do të jetë epiqendra e Botës, pasi të gjithë do t’i kenë sytë aty ku do të mbahet Kampionati Botëror i Futbollit.

Katari përgatitet prej vitesh për të zhvilluar në mënyrën me të mirë të mundshme një ngjarje të tillë, duke ndërtuar nga fillimi stadiume, hotele, madje edhe qytete, për të pritur tifozët.

Megjithatë, anglezët duket se kanë gjetur një tjetër mënyrë për t’u akomoduar. Kroçera luksoze, MSC World Europa, me vlerë më shumë se 1 miliard paund, do të ankorohet në Portin e Duhas, sipas Daily Mail. Aty pritet të qendrojnë gjatë këtij muaji të dashurat dhe të afërt të futbollistëve të kombëtares së “Tre Luanëve”.

Edhe pse do të qëndrojnë mbi ujë, atyre nuk do t’u mungojë asgjë, madje luksi është në plan të parë. Kroçera ka 6 pishina, 14 xhakuzi, fushë basketbolli, një zonë patinazhi e shumë mundësi të tjera argëtimi. Gjithashtu, aty ndodhen edhe 13 restorante e bare. Një tjetër arsye më shumë për anglezët, të cilët nuk do të kenë asnjë penalizim nga ligjet e Katarit, ku nuk lejohet alkooli./a2cnn/

Eurodeputeti Mandl: Putini përmes lajmeve të rreme po përpiqet të shkaktojë përçarje, sidomos në Ballkanin Perëndimor
Rusët aterojnë në Beograd pas vendimit për mobilizim (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration