I rizgjedhuri, Kamberi: Objektivat tona i kemi të qarta (Foto & Video)
Lokale

I rizgjedhuri, Kamberi: Objektivat tona i kemi të qarta (Foto & Video)

13.Jun.2015 17:30
0

Dega e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, të shtunën, me vota të fshehta ka rizgjedhur për kryetar, Shaip Kamberin.

Kryetarit të deritanishëm të PVD-së në Bujanoc me shumicë votash i është rikonfirmuar besimi për të drejtuar këtë subjekt politik edhe një mandat.

Kamberi, i cili për kundërkandidat kishte Ragmi Mustafën, nga 82 vota të delegatëve arriti të marrë 64, derisa Mustafa morri 17 vota, ndërsa një fletëvotim ishte i pavlefshëm.

Pas kumtimit të rezultatit, duartrokitjeve dhe shtrëngimit të duarve në mes të dy kandidatëve, Kamberi falënderoi të gjithë që ia dhanë besimin, duke i shprehë mirënjohje kundërkandidatit për pjesëmarrje në garë.

“Unë duhet patjetër t’i shprehi mirënjohjet e mia për të gjithë ata që më dhanë besimin, veçanërisht Ragmijës, që jo vetëm që e pati guximin, por edhe kurajën që të paraqitet në këtë proces, duke e bërë edhe më tepër demokratik, çka nuk ka mund të jetë me një kandidatë”, u shpreh Kamberi.

Ai me këtë rast theksoi se objektivat tona i kemi të qarta me programin e Partisë për Veprim Demokratik, për ato do të duhet të punojmë t’i zbatojmë.

“Shpresojë që ditët për aktivistët, për njerëzit e ri të PVD-së po vijnë”, nënvizoi i rizgjedhuri, raporton Titulli.com.

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në qendër, Riza Halimi, veç urimeve për të Kamberin si dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor brenda partiak, tha se PVD, këto 25 vite e ka kaluar me sukses konceptin themelor të krijimit dhe organizimit të pavarur politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Të gjitha ato sfida ekzistenciale i kemi pas në këtë periudhë që kaloi. Disa janë edhe pjesë e historisë, por e kemi kalue faqebardhë. Sistemi shumëpartiak fillestar, ku njësojë si në Kosovë kërkoi një lëvizje politike shqiptare, ne në atë drejtim në mënyrë pragmatike e kemi dhënë kontributin tonë”, theksoi Halimi.

Në këtë Kuvend zgjedhor u zgjodh edhe Kryesia e re e Degës së PVD-së në Bujanoc në përbërje prej 24 anëtarëve, me kryetar Shaip Kamberin.

Nga 17 nëndegët e Partisë për Veprim Demokratik, delegatët votuan për këtë përbërje të Kryesisë: Nehat Aliu, Agim Hasani, Avni Zairi, Rahim Salihu, Raife Ibishi, Ragmi Mustafa, Burhan Halili, Enver Ramadani, Rafet Xhelili, Kastriot Jakupi, Aferdita Mustafa, Gafurr Fazliu, Hamdi Behluli, Ardita Fazliu, Jeton Nexhibi, Agon Islami, Feride Salihu, Naim Rexhepi, Xhemile Hasani, Evraim Hajdari, Basri Fejzullahu, Avdirrahim Aliu, Xhemile Haliti.

Sipas zyrtarëve të këtij subjekti politik shqiptar në Bujanoc, procesi i zgjedhjeve nëpër nëndegët e kësaj komune është zhvilluar në mënyrë transparente dhe të suksesshme, duke arritë të shtojë numrin e anëtarëve në radhët e saj./Titulli.com/

VIDEO

 
 

 

Në Tërnoc fillon ngritja e shtëpisë për familjen me aftësi të veçanta (Video)
A po rrezikohet identiteti kombëtar i shqiptarëve në Luginë të Preshevës!?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration