Hyseni nga Presheva: Destruktiviteti i Serbisë tek hoxhallarët e Luginës së Preshevës !?
Nehat Hyseni analist politik nga Presheva përmes një opinioni të tij ka folur për gjendjen e tanishme në mesin e hoxhallarëve të Luginës së Preshevës.“Serbia është duke e rikthyer "jaraninë e vjetër" në mesin e hoxhallarëve bashkëpunues, të cilët nuk ngurron madje t'i dekoroj e shpërblej me Mirënjohje e Dekorata shtetërore, si dhe me shpërblime e ndihma në të holla e privilegje të ndryshme për "kontributin" e tyre”, është shprehur Hyseni.
Ai thotë se suksesi i Qeverisë së Serbisë në përçarjen e imamëve e hoxhallarëve të Luginës ë Preshevës, është tmerrësisht i madh dhe me pasoja katastrofale, shkruan Titulli.com.
“Sot në vend që ta kemi një Bashkësi Islame të vetme dhe unike, si dikur, tani i kemi gjithsej katër Bashkësi Islame. Disa prej tyre janë të lidhura direkt me Serbinë, disa nëpërmes BI të Sanxhakut në Novi Pazar, si dhe pjesa më e madhe e imamëve dhe hoxhallarëve të Luginës janë të lidhur dhe aktivitetin e vet fetar e zhvillojnë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, me seli në Prishtinë”, shkroi Nehat Hyseni.
Sipas tij kohëve të fundit sulmohen, atakohen e paditen vazhdimisht kolegët e tyre të lidhur me Qeverinë e Serbisë, të cilët mbajnë edhe monopolin apo të drejtën ekskluzive për caktimin e kuadrit mësimor të mësim-besimit islam nëpër shkollat publike të Luginës së Preshevës./Titulli.com/