Hyda: Qeverisja e komunës së Bujanocit, më e keqja që nga viti 2002 e këndej!
Shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike në kuvendin komunal të komunës së Bujanocit, Hajredin Hyda duke folur për të funksionimin e qeverisjes komunal gjatë vitit 2019 është shprehur se ka qenë një ndër më të këqijat që nga viti 2002 kur flitet për punën që bëhet.
Sipas tij pushteti aktual ka dështuar edhe së fundmi në rebalancin e buxhetit ku 18 rrugica në lokalitetet shqiptare mbetën të pa asfaltuar.
Hyda për Titulli.com theksoi se është marramendëse projekti i ndriçimit me vlerë prej 32 milionë dinarëve dhe se shpenzimet e pushteti aktual nuk bëhen pa kriter.
“Mundem lirisht të konstatoj se viti 2019 ,është më i keq qeverisuri dhe me i pasuksesshmi që nga viti 2002 e këndej. Ky konstatim mundet të argumentohet që me propozimin dhe aprovimin e buxhetit për 2019-në, i cili nuk ka pasur karakter zhvillimor, por shpenzues dhe nga pretendimet e pushtetit se është historik për nga sasia e parave te parapara, doli në një buxhet i keq menaxhuar,dhe sidomos që nga gushti të ekzekutohet sa për “tu shpenzuar”, deklaroi për Titulli.com Hyda.
Këshilltarë komunal që i përket opozitës në kuvendin komunal tha se qeverisja aktuale ka dështuar në konkursin e praktikantëve, në ndarjen e mjeteve start-up, ekskluzivisht në vija partiake ,ka dështuar në konkursin e subvencioneve në bujqësi.
“Ka dështuar në asfaltimin e mbi 18 rrugicave ne lokalitetet shqiptare edhe pse ato që në start kanë pasur karakter elektoral. Kanë dështuar në zbardhjen e dilemave rreth mjeteve për shtesa femërore dhe ato të lehonisë. Kanë dështuar totalisht në investime kapitale duke mos kryer rrugën Muhoc-Zarbince, Transfer stacionin ne Bujanoc, shpuarjen e pusit për ujë të pijshëm në Tërnoc. Kanë rritur vlerën 300% të rregullimit të dy prrockave në Tërrnoc, ndërsa mjetet e parapara për lokalitetet shqiptare i kanë “huazuar” te pala serbe, pra kanë dhënë hua si me pas qenë ato mjete private”, deklaroi Hyda.
Ai vlerësoi se si investim e qeverisja aktuale e llogarisin që për 32 milion dinar po i ndërrojnë llambat e ndriçimit të rrugëve etj.
“Mungesa e kreativitetit ka rezultuar me shpenzimin e mjeteve shkel e shko. Ka punë që janë kryer vitin e kaluar dhe janë paraparë me buxhetin e sivjetmë! Pra,nuk mundem të gjejë as një moment që është për tu lavdëruar,bile pa i numëruar të gjitha dështimet e këtij viti, pa e përmendur gjendjen në shëndetësi dhe injorimin e kuadrove shqiptare, si dhe zvogëlimin e buxhetit për 9 milion dinar ne arsim”, tha mes tjerash Hajredin Hyda.
Kurse për vitin 2020 Hyda thotë se do të jetë mirë, sepse po i afrohet fundi pushtetit aktual dhe se në zgjedhjet do të jetë prioritet qytetari.
“Do te jetë më mirë se me këtë pushtet që po i afrohet fundi, dhe jam i bindur se pas zgjedhjeve të ardhshme lokale do të ndërpritet kjo hemorragji dhe prioritet do te jetë qytetari, me theks të veçantë në stimulimin maksimal të ndërmarrësisë, respektivisht të atyre të mesme që duhet ti shtojnë kapacitetet punuese, dhe te punësojnë me shume të rinj për të ndërprerë zbrazjen e mëtejme të kësaj komune”, potencoi Hyda.
Këshilltari i kuvendit komunal hajredin hyda tha se duhet që në vitin e ardhshëm pa kushte të ndërpritet retorika ofenduese në mes subjekteve politike dhe të fillojë relaksimi i raporteve të tendosura dhe të eliminohet nocioni “vija te kuqe” që ka filluar të përdoret me të madhe./Titulli.com/