Lokale
Humbja e parë për Shefatin, por e rrahu mirë gjermanin (video)
Boksieri nga Tërnoci i komunës së Bujanocit që jeton në Gjermani, Shefat Isufi, të shtunën në mbrëmje ka regjistruar humbjen e parë në karrierën e tij të boksit profesionist.
Në dyluftimin e shumëpritur i cili zgjati për 10 raunde, tërnocasi u tregua shumë i mirë, mirëpo gjermani Dennis Ronert që me këtë fitore arrin 20 të tilla në karrierë, pa asnjë humbje, mori fitoren unanime nga gjyqtarët, transmeton Titulli.
Ky ishte meçi më i rëndësishëm në karrierën Shefatit i cili deri më sot nuk njihte humbje, nga 14 meçe 12 i kishte fitore (8 KO) dhe 2 barazime.
Dennis Robert me këtë fitore ka arritur të mbajë titullin IBF-Youth, derisa sfiduesi tërnocas sigurisht se nuk do ta lë me kaq, pasi pretendimet e tij të shprehura para meçit ishin të bëjë për vete këtë titull.
Se çfarë dyluftimi u zhvillua në Magdeburg të Gjermanisë, mund të shihni nga dy raundet e fundit dhe të jepni vlerësimin tuaj se kush ishte më i miri.
Vlen theksuar se Isufi bokson në kategorinë gjysmë të rëndë por ai këtë sfidë e kishte pranuar në kategorinë kruzer.
Në videon e mëposhtme keni të shkëputur tre raunde të këtij meçi, raundin e parë, të nëntin dhe të dhjetin. Ju paralajmërojmë se video është pa zë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!