Lokale
Hoxhë Irfan Salihu: Pas 22 viteve prapë në Luginë (video)
Në Lluçan të komunës së Bujanocit u mbajt tribuna fetare me dy hoxhallarët e njohur shqiptarë, Irfan Salihu nga Prizreni dhe Ahmed Kalaja nga Tirana.
Ligjëratat e dy hoxhallarëve zgjoi interesim të madh te popullata e vendbanimeve të komunës së Bujanocit dhe Preshevës.
Salla e shtëpisë së kulturës në Lluçan ishte përplot me qytetarë, shumica të rinj.
Me këtë rast hoxhë Irfan Salihu para fillimit të ligjëratës “Ramazani mundësi për përfitime të mëdha” tha se ky vend ka pozitë të veçantë te unë dhe se besimtarët e këtyre anëve janë praktikues të mirë të Ramazanit.
Ai gjithashtu para të pranishmëve tha se kjo vizitë në këto troje shqiptare po bëhet pas 22 viteve kur kishte qenë mysafirë në fshatin Miratoc dhe në Preshevë.
Edhe Ahmed Kalaja nga Tirana shprehu gëzimin e tij që gjendej në mesin e besimtarëve të Luginës, duke thënë “e kam pas një ëndërr që të vijë në këtë vend te vëllezërit, në këtë Shqipëri të madhe”.
Kjo tribunë u organizua nga biblioteka “Ilmuddin” e cila është pjesë e xhamisë së fshatit Lluçan./Titulli.com/
http://youtu.be/WOGQPHsvz5c
http://youtu.be/yEMnwIS46n0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!