Hoxhaj takon kryetarin e Preshevës, e informon për dialogun Kosovë-Serbi
Lokale

Hoxhaj takon kryetarin e Preshevës, e informon për dialogun Kosovë-Serbi

10.Jan.2019 13:25
0

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Hoxhaj e ka informuar Arifin rreth takimit të fundit të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruksel me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogherini, si dhe cilat janë pritjet e Kosovës në këtë dialog.

Një nga temat që do të jetë prioritet i Kosovës është adresimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi duke kërkuar reciprocitet të plot me të drejtat e serbëve të Kosovës.

Të dy janë pajtuar që të koordinohen na vazhdimësi lidhur me dinamikën, temat dhe diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi.

Lugina e Preshevës nuk ka përfaqësues të pranueshëm për Kosovën në ekipin negociator?
BBC: Nëse kufiri ndryshohej dhe Rakovci i Bujanocit do të bëhej pjesë e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration