Hoxhaj bashkë me kandidatin për deputet Zijush Ahmeti: Lugina me status të privilegjuar?
Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga Bedri Hamza dhe kandidati për deputet nga Lugina, Zijush Ahmeti kanë vizituar disa biznese në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës.
Ky është postimii plotë në Facebook nga Enver Hoxhaj:
Bashkë me Bedri Hamzën, vizituam disa biznese në Fushë Kosovë që udhëhiqen nga shqiptarët e Luginës, për të cilët PDK ka plan konkret. Ishim te kompanitë "M&A Carpet", "Metal Tech" dhe "Kiki&Lighting" dhe pronarët e tyre i siguruam që prodhuesit nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të eksportojnë në Kosovë, me programin tonë më të mirë të Rimëkëmbjes, do t’ju njihet statusi i privilegjuar në Republikën e Kosovës nga i cili do të përfitojnë nga lirimi i tatimeve doganore.
Kemi paraparë thjeshtëzimin e procedurave të eksportit të mallrave në Kosovë dhe jemi kujdesur që të gjithë banorët e Luginës të mund të punësohen në institucione, ashtu si qytetarët e Kosovës.
Presheva, Medvegja dhe Bujanovci kanë nevojë sot, më shumë se kurrë për solidaritetin tonë dhe për ndihmën e shtetit të Kosovës. Andaj, pajisja e tyre me pasaportë të Kosovës, është prioritet i yni dhe vetëm ne mund ta përmbushin këtë!
Kliko linkun: https://www.facebook.com/dr.enverhoxhaj/?ref=page_internal