Hoti nga Uashingtoni: Ka projekte që lidhin Luginën e Preshevës me portin e  Durrësit (video)
Lokale

Hoti nga Uashingtoni: Ka projekte që lidhin Luginën e Preshevës me portin e Durrësit (video)

02.Sep.2020 07:55
0

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova nga Uashingtoni ka thënë se me Serbinë takohen vetëm për njohje reciproke ndërsa mes tjerash ka përmendur edhe lidhjen e Luginës së Preshevës përmes autostradës së Gjilanit.

Ai foli për investimet amerikane që pritet të ndodhin në Kosovë, ndër to edhe lidhja e Luginës së Preshevës me portin e Durrësit, transmeton Titulli.com.

“Në muajin shkurt janë nënshkruar marrëveshjet edhe për lidhjen hekurudhore që lidh Prishtinën me Durrësin fillimisht dhe pastaj vazhdon më tutje për Serbi dhe Evropën Qendrore”, theksoi mes tjerah Hoti.

Kryeministri Hoti tha se ka edhe projekte tjera që i mundësojnë Kosovës integrimin më të mirë të rajonit të Luginës së Preshevës përmes autostradës së Gjilanit e pastaj në autostradën për Shqipëri.

Sipas tij ky projekt do të integrojë portin e Durrësit, Selanikut dhe e kthen Kosovën si një pikë kyçe të lidhjeve në nivel të rajonit.

Hoti ripërsëriti se njohja reciproke është formula e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ani pse presidenti i kësaj të fundit Aleksandar Vuçiq paralajmëroi se nëse në takimin paraprak bilateral vihet në tavolinë çështja e njohjes së Pavarësisë së Kosovës takimi i 4 shtatorit nuk do të ndodhë fare./Titulli.com/

 

Haziri: Bashkimi i Luginës me Kosovën nuk e dëmton askënd (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration