Hoti: Korrigjimi i kufijve, korrigjim i pavarësisë së Kosovës
Lokale

Hoti: Korrigjimi i kufijve, korrigjim i pavarësisë së Kosovës

31.Oct.2018 12:06
0

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-se, Avdullah Hoti, ne seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës e cila po mbahet tani, tha se angazhimi i presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë është kundërkushtetues, raporton “Zëri.info”.

Në seancën që po mbahet pikërisht për të debatuar rreth kësaj çështjeje, Hoti ka thënë se pakënaqësia e qytetarëve tashmë ka arritur në pikën kulmore lidhur me këtë çështje.

“Është e qartë që këto veprime të presidentit janë antikushtetuese. Diskursi i Thaçit për gjoja mbështetjen ndërkombëtare është mashtrim”, deklaroi ai.

Hoti më tej, tha se LDK është për të dialoguar me Serbinë, por jo në mënyrën si po vepron kreu i shtetit. Kjo pasi, siç ai është shprehur, ideja për t’i korrigjuar kufijtë do të thotë vetë korrigjim i pavarësisë së Kosovës. 

“Ideja e korrigjimit i bën këto pritje konfuze, korrigjimi i kufijve është korrigjim i pavarësisë së Kosovës”, potencoi ai.

Me këtë rast, Hoti tha se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe se askush nuk ka të drejtë që ta vëjë në pikëpyetje këtë çështje.

Me votën pro rezolutës për ta ndalë Thaçin në idenë e korrigjimit të kufirit, Hoti tha se krijohet siguri për qytetarët. 

Murati: Thirrja për mosndryshim të kufijve, injorim i shqiptarëve të Kosovës Lindore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration