Historiku i shkurtër i Preshevës si regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore (Foto)
Lokale

Historiku i shkurtër i Preshevës si regjion i Shqipërisë së Vjetër Verilindore (Foto)

05.Oct.2015 12:50
0
Preshevën-si regjion të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, gjithmonë e kanë përbërë pjesët që i kanë takuar fushëgropës të saj.

Shkruan: Reshat Avdiu

Pastaj edhe shtrirja administrative që e kishte dhe e ka akoma edhe sot Presheva, si kryeqendër tash  e Kosovës Lindore i kanë takuar gjithmonë asaj vetëm se asaj. Gjatë sundimit pesë shekullor të Perandorisë Osmane, Kazaja e Preshevës me regjionet tjera të Shqipërisë së Vjetër Verilindore siç ishin: Nishi, Piroti, Prokupja, Bella Pallanka, Vidini, Treni, Negotini, Kurshumlia, Leskoci, Vraja, Bujanoci etj. i kanë takuar mytesarifllëkut (sanxhakut) gjegjësisht  Vilajetit të Kosovës.

Regjioni i Preshevës gjatë kohës së antikitetit, ka qenë nën sundimin romak. Provinca e dytë, provinca Dardhanium ka qenë po ashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, në shekullin VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar disa kala për t’u  mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kala ishin: Kalaja e Preshevës, si dhe disa të tjera në Karadak, si edhe ajo e Bushtranit në formë të rrumbullakët e konxervuar me dhé nga banorët e saj dardan para se ta braktisnin ate nga dhuna dhe zullumi nga nomadët piroman dhe vandal sllave të ardhur nga shpellat e uraleve të Rusisë këtu ne  qytezën e qujtur Dardhanium të Bushtranit .             

Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin e Bizantit. Nga gjysma e dytë e shekullit IX, gjer në shekullin X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e mbretërisë Bullgare. Prej shekullit XI e deri në shekullin e XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shekullit XII, sipas dokumenteve serbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemandiqëve deri në vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevave u bënin rezistencë pushtimit osmano-turk.

Si rrjedhojë e rezistencës shpesh herë, popullsia e këtyre anëve i nënshtrohej zullumeve dhe reprezaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga Azia. Presheva, emërtimin që e ka sot, e ka nga fjala latine që do të thotë PRESH-purri dhe EVA-fushë, pra Presheva është fusha e purrinjëve.

Linja hekurudhore nga Lugina e Vrajës dhe e Preshevës për në fushëgropën e Vardarit, do të fillonte të trasohej më 1886, dhe kishte përfunduar së ndërtuari gjer në Shkup më 1888. 

“Presheva, duhet me kujdes të vëzhgohet, nga hekurudha, apo nga stacioni i së njëjtës dhe tek atëherë ajo, do të shquhet si qytet me godinat, të cilat janë nga ana perëndimore e Preshevës, më plepa dhe shelgje të shumta, minaret e sajë penetrojnë nëpër pemë dhe mbi pullazet e shtëpive. Presheva nga stacioni i saj hekurudhor është larg gjysmë ore rrugë në këmbë. Ajo është e vendosur anëve të lumit të saj dhe përroit  Gjeren, dhe pllajave shkëmbore të Karadakut. Presheva është njëri ndër vendet më të bukura në pjesën perëndimore të këtij regjioni të Shqipërisë. Me bukurinë e saj dhe pozitën gjeostrategjike Presheva, mund të matet vetëm se me Tërnocin. Kazaja e Preshevës, para luftërave serbo-turke të viteve 1877-1878, ishte vetëm se katund i madh i banuar me popullatë heterogjene, tridhjetë vitet e fundit të shekullit XIX, Presheva, ishte rritur me një trend të lartë demografik dhe se nga një fshat, do të rritej në një qytezë. Gjatë fund shekullit XIX, Presheva i kishte 640 shtëpi, përveçse 43 shtëpive ciganësh ortodoks dhe 83 shtëpi tjera ciganësh islam. Sipas J.H.Vasileviqit,ku thotë se tash në Preshevë jetojnë vetëm shqiptarë, duke i llogaritur këtu vetëm 4 shtëpi turke dhe disa zyrtar administrativ.

Në Preshevë, kishte serb ishte nga ajo se ata kanë qenë dhe janë  serb, kondomiomist (kolonizator) që kishin ardhur pas vitit 1912, dhe se  shumica e serbve, do t’i kolonizonin në mënyrë të dhunshme këto pjesë  të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Pas luftërave Ballkanike të viteve 1914-1918, serbët, do të vinin në Preshevë, nga Bosnja dhe Cërnagora e Nikolla Pashiqit. Presheva, do të kolonizohej edhe me sollunash dhe rajë nga malsia e Pçinjës etj.

Presheva, deri para viteve kolonialiste 1912-1918, ishte regjion i banuar vetëm me etnos shqiptarë, Lagjet e Preshevës, sipas shënimeve tendencioze serbe, thuhet dhe potencohet mes tjerash se: “Deri tek luftërat serbo-turke gjatë viteve 1876-1878. Kinse në Kazanë e Preshevës, paska ekzistuar lagja krishtere serbe e quajtur “Deževska Mahala” dhe se shqiptarët ia paskan ndryshuar toponimin e saj dhe të njëjtën e paskan emërtuar shqip“Mëhalla e Rekës” ku më pastaj prapë arnautët ia paskan ndryshuar emërtimin e saj dhe tash së fundi e quajnë, “Mëhalla e Alimetëve”.

Presheva si vendbanim me emërtimin e saj të vërtet, do të njihej nga shënimet memoriale të kishës sllave, qysh nga gjysma e dytë e shek. XIV, kinse shqiptarët, emërtimin e Preshevës e shpjegojnë me fjalën turke, “berish-ova”, që do të thotë: fushë, ajër i pastër. Si lagje më e vjetër, e Preshevës merrej “Mëhalla e Paxhikëve”, ndërsa si  më e reja  ishte  atëbotë por  edhe sot  “Mëhalla e Alimetëve.

Mëhalla e Paxhikëve, deri para luftërave serbo-turke, kjo lagje paska qenë, më e pabanuara, këtë mëhallë e paskan banuar, muhaxhirët e shpërngulur dhunshëm nga Kazaja e Vrajës.

Sipas shënimeve arkivale serbe, kryesisht memorialeve kishtare sllave për gjysmën e dytë të shek. XVI. Toponimin e Preshevës përpiqen ta shpjegojnë me fjalën turke siç thamë më lart: “Berish-ova”, që do të thotë: “Fushë me ajër të pastërt”. Ndërsa midarin  Presheva si qytezë, kishte filluar ta merrte gjat viteve 1878-1898. Përfundimisht titullin e midarit të saj Presheva, do ta fitonte më 1901. Kur se ajo kishte filluar të ndahej në katër mëhalla siç ishin: 1). Mëhalla e Motishëve, 2). Mëhalla e Paxhikëve, 3). Mëhalla e Alimetëve, 4). Mëhalla e Rekës.

Presheva nëpër të gjitha sudimet e saj sa nga bizanti, romani veneciani e turk sulltani e serb dushmani  ishte djegur dhe shkrumbuar në zjarrë e hekur për synimet e tyre gllabëruese

Në fundë Presheva si kryeqendër e Kosovës Lindore është në ballë dhe krenaria e të gjitha tokave arbërore që nga Nishi deri në Prevezë.

Qendra e vjetër e qytetit të Preshevës e fotografuar më 1938.

Sipas Dr. Jovan Trifunoskit  ,,Vranjska katlina’’ II- str. 25. ,,Sadašnje mesto Buštranje i njeno kale’’Osnovano pre stotinu godina, ali i to da je u njemu sudeći po iskopinama, bilo života i u ranijem drevnih Neolitskih doba 231-200 pre naše ere’’- (Vendi i tanishëm i Bushtranit dhe kalasë së tij, është formuar para njëqind viteve, por duke u bazuar-mbështetur në gjurmimet që janë bërë në kalanë dhe Gradishten e Brushtranit, aty ka pasur jetë në kohëra shumë të lashta, në atë të Neolitit të hershëm 231-200 p.e. se re.)

Autori është ish i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së  Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.

Boshnjakë e shqiptarë njihen me problemet e njëri-tjetrit (Foto)
Kërcënohet me jetë gazetari Argjent Goga
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration