Historike: I pari president shqiptar që viziton Serbinë pas 69 vitesh! (analiza e "˜Sputnik')
Lokale

Historike: I pari president shqiptar që viziton Serbinë pas 69 vitesh! (analiza e "˜Sputnik')

05.Mar.2017 18:31
0
Presidenti i Shqipërisë do të vizitojë Serbinë më 7 mars, pra të martën.

 

“Kushtetuta e Shqipërisë thotë se të gjitha të drejtat e shqiptarëve duhet t’i mbrojë Shqipëria”. Kështu, sipas “Sputnikut” rus në gjuhën serbe, ka deklaruar Junuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë.

Ai foli me rastin e vizitës së paralajmëruar të presidentit të Shqipërisë në Luginë të Preshevës, shkruan “Sputnik”, agjencia kryesore e lajmeve ruse.

Pas “Platformës së Tiranës” të Edi Ramës, siç e quajtën takimin e kryeministrit të Shqipërisë me liderët shqiptarë të Maqedonisë pas zgjedhjeve në këtë vend, dhe “thirrjes për luftë” të Hashim Thaçit që të “mos lëshojnë pe”, sipas medieve serbe, “ofensiva” e shqiptarëve po arrin edhe në Serbinë e Jugut dhe kjo në formë të vizitës së Bujar Nishanit, presidentit të Shqipërisë, i cili ka paralajmëruar që më 7 mars të vizitojë jugun e Serbisë, më saktësisht Bujanocin dhe Preshevën, shkruan “Sputnik”.

Kjo është vizita e parë e kryetarit të shtetit shqiptar në Serbi pas 69 vjetësh. Presidenti i parë i Shqipërisë në Serbi ka qenë më 1948, kur në Beograd ishte Enver Hoxha.

“A do të jetë vizita e Nishanit në jug të Serbisë pjesë e ofensivës diplomatike të shqiptarëve dhe a mund të ndodhë që pas vizitës së tij të pritet edhe ndonjë “Platformë e re e Tiranës” për vendin tonë, e ngjashme me atë me regji të Ramës në Maqedoni”, citohen analistë serbë nga “Sputnik” rus.

Junuz Musliu ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që presidenti i Shqipërisë të njihet personalisht me pozitën dhe satusin e shqiptarëve në jug të Serbisë, citojnë mediat serbe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Luginës.

 

 

Përfaqësuesit serb të Bujanocit mirëpresin Presidentin, Bujar Nishanin
Sara Rexhepi nga Presheva, publikoi klipin e saj të parë "Hajde" (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration