Historia e Luginës në shifra e fakte (Video)
Përfaqësuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës kanë paraqitur të arriturat e tyre gjatë periudhës së funksionimit pesë vjeçar të cilat i përkasin regjistrimeve të vlerave të së kaluarës por edhe publikimet e ndryshme që kanë dalë si rrjedhojë e simpoziumeve dhe konferencave të organizuara.Duke gostuar në emisionin e së premtes në Televizionin Spektri, kryetari i Shoqatës, Xhemaledin Salihu dhe përfaqësuesi nga komuna e Bujanocit, Nehat Ramizi, kanë folur për dy projekte të realizuara në komunën e Preshevës dhe Bujanocit të cilat kanë shërbyer për regjistrimin e shumë vlerave të së kaluarës e që në radhë të parë kanë dëshmuar të kaluarën shqiptare të këtyre viseve.
Poashtu, bashkëbiseduesit i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme simpoziumet dhe konferencat shkencore nga të cilat kanë parë dritën edhe disa publikime me rëndësi jo vetëm kulturore por edhe historike.
Salihu dhe Ramizi e kanë parë si domosdoshmëri të kohës krijimin e një Muzeu etnografik të Luginës por edhe angazhimin ekspertëve të lëmive të ndryshme për të begatuar dokumentimin e të kaluarës së këtyre trojeve.
Emisionin e plotë me përfaqësuesit e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore të Luginës mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm: