Hilja akademike e Ragmi Mustafës dhe zhgënjimi i rektorit të Universitetit të Gjilanit
Lokale

Hilja akademike e Ragmi Mustafës dhe zhgënjimi i rektorit të Universitetit të Gjilanit

23.Apr.2016 08:47
0
Ragmi Mustafa ishte pranuar muaj më parë profesor me normë të plotë në Universitetin e Gjilanit "Kadri Zeka", duke iu premtuar zyrtarëve universitarë se është në fund të mandatit në krye të Komunës së Preshevës dhe se nuk do të rikandidojë për të njëjtin post.

Por, pasi që është pranuar me normë të plotë si staf akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Mustafa ka rikandiduar edhe për një mandat si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për kryetar të Preshevës.

Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se edhe rektori Bajram Kosumi i ka bërë të ditur senatit të Universitetit se Mustafa nuk do të kandidojë edhe një mandat për ta drejtuar Preshevën, prandaj, është mirë, siç kishte thënë ai, të pranohet si mësimdhënës.

Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Mustafa nuk e ka mbajtur fjalën, me ç’rast edhe rektori është shprehur i zhgënjyer me veprimin e tij.

Minire Rexhepi, zyrtare për media pranë Universitetit të Gjilanit, ka thënë për “Zërin” se Universiteti i ka vënë kusht Mustafës se nuk mund të jetë në të njëjtën kohë kryetar komune dhe të ketë normë të plotë në Universitet. 

“Ajo që ne kemi kërkuar nga profesori Ragmi Mustafa është se ai nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar komune edhe profesor me orar të plotë”, ka thënë për “Zërin” Rexhepi.

Madje, Mustafa, sipas Rexhepit, në fund të mandatit si kreytar i Komunës së Preshevës kishte bërë deklaratë me shkrim pranë Universitetit “Kadri Zeka”, ku thotë se në fund të mandatit si kryetar i Komunës së Preshevës do të qartësojë pozicionin e tij.

“Ragmi Mustafa po ashtu ka deklaruar se do të zgjedhë Universitetin “Kadri Zeka” dhe jo postin e kryetarit të komunës. Menaxhmenti i UGJ-së do të sillet ndaj kësaj çështjeje, varësisht nga zhvillmet, pas përfundimit të zgjedhjeve në Preshevë”, ka thënë Rexhepi për gazetën “Zëri”.

Sipas saj, i pari i Preshevës nuk e ka pezulluar punën në Universitetin “Kadri Zeka”, mirëpo ka vazhduar ta mbajë procesin mësimor, ligjëratat, konsultimet dhe provimet, sipas orarit të paraparë dhe nuk e ka të humbur asnjë orë nga këto procese.

Gazeta “Zëri” për dy ditë me radhë ka bërë përpjekje të vazhdueshme që ta kontaktojë nëpërmjet telefonit për këtë çështje Mustafën, mirëpo ai nuk është paraqitur fare. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë thënë se kryetari është në fushatë dhe shumicën e kohës është në terren.

Përndryshe, praktika e universiteteve publike deri tash ka qenë që kandidatëve profesorë që marrin pjesë në zgjedhje t’iu hiqet paga. Këtë vendim e ka marrë Rektorati i Universitetit i cili ka hartuar listën e profesorëve-kandidatë në zgjedhje.

Rektorati pat sqaruar se pjesëmarrja në zgjedhje nënkupton prej ditës së hapjes së fushatës e deri në certifikimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./zeriinfo/

Lugina e Preshevës në heshtje parazgjedhore
Lugina gati për zgjedhjet lokale dha ato parlamentare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration