Haziri: S'ka forcë politike që e ndalon çështjen e Luginës së Preshevës nga bisedimet Kosovë-Serbi
Lokale

Haziri: S'ka forcë politike që e ndalon çështjen e Luginës së Preshevës nga bisedimet Kosovë-Serbi

07.Dec.2018 09:07
0

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë që s'ka forcë politike që e ndalon, apo që e heq çështjen e Luginës së Preshevës nga tavolina.

Ai në televizionin klanKosova është shprehur se nuk mundet dikush mu largua nga ky rast historik për këtë rajon që është anashkaluar edhe nga Kosova e Serbia, transmeton Titulli.com.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë janë pasojë e luftës dhe e kanë paguar koston e tyre”, theksoi Haziri.

Sipas tij shqiptarët e Luginës së Preshevës e kanë dritën e gjelbër me hy në BE edhe 5 vjet ndërsa tani po kërkojnë të jenë pjesë e Kosovës që duhet me prit edhe shumë vite që të jenë anëtarë të BE-së.

Haziri tha se ka pasur thirrje në Prishtinë që ata të shkojnë të zgjidhin problemet në Beograd por sipas tij  është mëkat historik nëse Kosova për motive politike lejon që e drejta e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën të mos realizohet tash./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration