Haziri: Më ka tmerruar qetësia e shqiptarëve të Luginës për çështjen e korrigjimit të kufijve
Lokale

Haziri: Më ka tmerruar qetësia e shqiptarëve të Luginës për çështjen e korrigjimit të kufijve

27.Mar.2019 07:36
0

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se në çështjen e bashkimit të Luginës me Kosovën nuk i beson askujt dhe është tmerruar nga qetësia e Luginës në këtë çështje.

 

Por ai tha se president i vendit, Hashim Thaçi vitin e kaluar u kthye në një çështje që në vitin 2011 ishte iniciuar nga vetë Haziri.

“Rikthimi i Thaçit në idenë e respektimit të vullnetit politik të kufijve ka të bëjë me lëvizjet politike që kanë ndodhë në Ëashington edhe në Bruksel pak a shumë. Ju e dini se Thaçi edhe si president, edhe si kryeministër dhe si kryetar i atëhershëm i PDK-së më herët, ka një nuhatje politike që i përcjell këto trendë politike, administrata e re në Ëashington në ndikime politike natyrisht që e ka ndryshuar diskursin politik karshi Ballkanit Perëndimor. Samiti i Sofjes ka qenë pika kur Thaçi mori atributin e liderit të Kosovës duke e lënë Haradinajn në hotele edhe pse ka qenë aty.Në Samitin e Sofjes vitin e kaluar u konfirmua agjenda për Ballkanin Perëndimor që përfshinë edhe çështjen e parimeve eventuale të negociatave jo vetëm Kosovë-Serbi, Maqedoni-Greqi prioritet numër një, prioritet numër 2 Kosovë-Seri, edhe problemi tjetër Shqipëri-Greqi lidhur me kufirin detar, Pas samitit, unë kam qenë i bindur dhe jam munduar të plasojë drejtë qëndrimin edhe në LDK, por un e kam një të metë në politike që nuk jam shumë insistues në kauzën të cilën besoj shumë. Unë e kam lënë shumë shlirë dhe LDK ka vendosur pas një debati një vjeçar, sepse kemi pas kërkesa në maj të vitit të kaluar në qartësimin të cilin kemi kërkuar dhe s’kemi marrë asnjë përgjigj”, ka thënë Haziri në t7, shkruan Indeksonline.

I njëjti tha se në atë kohë siç duket PAN-i kaloi më shumë se një muaj duke u fokusuar në ndarjen e pushteteve.

“Në këtë agjendë ndihem i vetmuar, nuk është çështje e besimit është çështje se sa e mbajmë ne këtë kauzë si institucione dhe si popull.Më befason qetësia që shqiptarët e Luginës janë duke e marrë këtë punë, më ka tmerruar pozicioni i tyre. 100 herë na ka mashtruar Shqipëria të them të drejtën. Më ka tmerruar qetësia e Luginës për korrigjim. Politikanët e këtyre tri komunave thonë se nuk dua të bëhem pengesë e perspektives së Kosovës, nëse mundemi me u kapërcye në dyer të vogla si proces të zgjidhet nëse jo , prapë mirë”, shtoi tutje Haziri.

Pritet në Bujanoc shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration