Haziri: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, Leposaviqi dhe 17 fshatra Serbisë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar përsëri se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis.
“Këtë ofertë ne nuk mund ta bëjmë por do ta bëjë ndërmjetësuesi ndërkombëtar”, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini.
Nënkryetari i LDK’së ka thënë se Kosova nuk ka probleme tjera me Serbinë pos kufijve dhe se vazhdon ta shohë si një zgjidhje shkëmbimin e territoreve.
“Kosova me kufijtë e 17 shkurtit nuk është e mjaftueshme për disa shqiptarë”, ka thënë ai.
Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi, përcjell Telegrafi.
“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”.
I pyetur se çfarë do të jepte Kosova në këmbim të kësaj, Haziri është përgjigjur shkurt: “Leposaviqin me 17 fshatra serbe. Ashtu siç ishin para shkëmbimit të disa viteve”.
Haziri ka thënë se asnjë katund shqiptar i Kosovës nuk do të kalonte nën Serbi.