Haziri: Donacionet e Kosovës për Preshevën do të kalojnë përmes Gjilanit
Lokale

Haziri: Donacionet e Kosovës për Preshevën do të kalojnë përmes Gjilanit

12.Apr.2017 13:14
0
Në kabinetin e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani e shoqëruar nga Sami Salihu, Xhelal Hasani, Nader Sadiku dhe Edita Asllani është pritur zyrtarisht kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në vizitë historike në Luginë të Preshevës pas një periudhe 20 vjeçare.

Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës jetike të komunës së Preshevës për ndihmën institucionale nga komuna apo instityucine tjera nga nga Kosova.

Lutfi Haziri u zotua se do të punojë në intensifikimin e iniciativës për bashkëpunim ndërkufitar mes komunave Gjilan, Preshevë dhe Kumanovë, të filluar nga koha kur Riza Halimi ishte kryetar i komunës së Preshevës.

"Ky hap do të mundësonte që të realizohet premtimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për ndihmë ekoknomike komunës së Preshevës dhënë në takimin e fundit të tij me kryetaren Sinani, që nënkupton se donacionet e  Kosovës për Komunën e Preshevës do të bëhet përmes komunës së Gjilanit duke tejkaluar pengesat juridiko-politike mes Kosovës dhe Serbisë", është shprehur Haziri.

Ardita Sinani dhe Lufti Haziri u zotuan se së shpejti do të organizohet vizita e Hykmetet Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, gjë që do të mundësonte planifikimin e donacioneve të Qeverisë së Kosovës për komunën e Preshevës dhe Luginën në përgjithësi.

Pjesë e delegacionit të komunës së Gjilanit përveç kryetarit Haziri ishte edhe udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku, Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri./Titulli.com/

Tekste falas shkollorë për vitin 2017/2018, afati deri më 15 prill
Bujanoci dhe Gjilani planifikojnë projekte të përbashkëta evropiane?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration