Bujanoci dhe Gjilani planifikojnë projekte të përbashkëta evropiane?
Lokale

Bujanoci dhe Gjilani planifikojnë projekte të përbashkëta evropiane?

12.Apr.2017 15:16
0
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri gjatë vizitës së tij në Luginë zhvilloi takim edhe me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe deputetin popullorë Fatmir Hasani me të cilën biseduan për pjesëmarrje në fondet e evropiane.

Haziri tha se vazhdimi i shkëmbimit të formave të bashkëpunimit është me interes të dy komunave  e veçanërisht të qytetarëve të këtyre vendeve, shkruan Titulli.com.

“Besoj shume që komuna e Bujanocit do të jetë pjesë dhe anëtare e barabartë e disa organizatave Evropiane që ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe gjetjen e mundësive financiare për investimet komunale”, theksoi Haziri.

Ndërsa, Shaip Kamberi deklaroi se gjatë vizitës është biseduar për bashkëpunim duke konkurruar në fondet evropiane që kanë për qëllim ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Anamoravës./Titulli.com/

Haziri: Donacionet e Kosovës për Preshevën do të kalojnë përmes Gjilanit
Nagip Arifi takim vëllazëror me Hazirin në Partinë Demokratike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration