Hasmëria PVD- APN, e imagjinuar apo e sinkronizuar në Preshevë?
Kohëve të fundit janë shtuar deklaratat përmes facebook të udhëheqësve të Partisë për Veprim Demokratik dhe Alternativës për Ndryshim ndërsa bashkëpunimi politike në mes tyre kishte filluar para 3 vjetëve në Preshevë.
APN dhe PVD më 29 prill 2016 nënshkruan marrëveshjen parimore për koalicionin udhëheqës të komunës së Preshevës dhe më pas qeverisën së bashku për një kohë të caktuar.
Shqiprim Arifi me ndihmën e PVD-së u bë kryetari i parë i ardhur nga diaspora, shkruan Titulli.com.
Akuzat e të dy palëve në atë kohë u drejtuan ka Ragmi Mustafa duke cilësuar atë si të keqen e komunës së Preshevës.
"Përjetua si çlirim nga kthetrat e "biznespolitikës" preshevare në krye me Ragmi Mustafën , që për 12 vjet radhazi e kishin shkretëruar e mjeruar Preshevën si është më zi”, thoshin disa përkrahës të PVD-së në atë kohë.
Një pjesë e qytetarëve në Preshevë vlerësojnë se qeverisja e APN-së ka dështuar me planet e zhvillimit ekonomik në Preshevë dhe fusha tjera me interes të përgjithshëm ndërsa ka disa përmirësime në projektet infrastrukturore dhe objekte të shëndetësisë dhe shkollave.
Në komunën e Bujanocit opozita shqiptare ka akuzuar se PVD ka krijuar një qeverisje e cila i shërben interesave klanore lokale dhe shijimit të luksit me para të qytetarëve.
Me veprime e apo akuzat e ndërsjella mes PVD-së dhe APN-së si duket po dëshirojnë të ikin nga përgjegjësia që kanë marrë nga qytetarët për përmirësim të jetës e zhvillim të përgjithshëm dhe më shumë ngjason si një politikë e planifikuar dhe sinkronizuar mes vete.
Populli shqiptarët nuk duhet të harrojë kaq shpejt se këto dy parti ishin ato që në vitin 2016 kishin festuar pa shfrenim për dërgimin e Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë pas 12 vjet qeverisje me komunën e Preshevës./Titulli.com/