"Hasene" në Bujanoc: Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptarë (KKSH), zv/kryetari dhe sekretari, Edmond Isufi dhe Enver Memeti pritën në një takim përfaqësuesit e shoqatës humanitare "Hasene" nga Turqia, me në krye Isak Eroglu si dhe shoqëruesit Mehmet Kahraman e Serkan Ulusoy, në kuadër të fushatës së kurbanit "Kurbani është më i mirë kur ju e shpërndani" (Qurban is better when you share).Gjatë takimit është biseduar për mundësitë e bashkpunimit në mes e shoqatës humanitare “Hasene” dhe KKSH-së si dhe institucionalizimit të ndihmës që ofron kjo organizatë.
“Gjendja e rëndë sociale që po mbretron tek besimtarët në Luginën e Preshevës ka nevojë për ndihmën dhe solidaritetin e të gjithë atyre që mund të ofrojnë. Andaj vlerësoj lartë angazhimet e shoqatës humanitare “Hasene” e cila tashmë vitë për viti po i del në ndihmë familjeve më në nevoj në Luginën e Preshevës e që po i shtrinë dorën e solidaritetit kjo organizatë”, ka thënë zëvendës kryetari Isufi.
Delegacioni i njëjtë ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifin.
Vlen të theksohet se shoqata humanitare “Hasene” për çdo vit, gjatë festave të ndryshme fetare, solidarizohet me familjet më në nevojë në Luginën e Preshevës. /Titulli.com/