Hasani: PVD e gatshme të jetë pjesë e qeverisë së re në Beograd
"Partia për Veprim Demokratik është e interesuar që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. Nëse Aleksandar Vuçiq, vendos që të ftoj në koalicionin e gjërë që e ka paralajmëruar, ne këtë ftesë do ta pranojmë", ka thënë Fatmir Hasani, deputeti i vetëm i shqiptar i dalë nga zgjedhjet e 24 Prillit.Në pyetjen se a ka arritë ndonjë ftesë për bashkëpunim, ai theksoi se për një gjë të tillë është herët të flitet, pasi ende nuk janë shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare dhe se as presidenti Tomislav Nikoliq nuk ka ndarë mandatet për formimin e qeverisë së re.
“Unë vetëm po flas për qëndrimin e partisë sonë dhe dëshirat tona, pasi PVD është e gatshme që të ndihmojë kryeministrin për zgjerimin e bashkëpunimit në relacionin Beograd – Tiranë – Prishtinë", deklaroi për mediat serbe Hasani.
Përveç kësaj, PVD si pjesë e qeverisë mund të ndihmoj edhe në përmirësimin e situatës ekonomike në Luginën e Preshevë ku momentalisht mbizotëron papunësi e madhe, ka thënë Hasani.