Haradinaj-Stublla takon kryetarin e Preshevës Arifi: Kërkon të reagohet për situatën në Luginë
Lokale

Haradinaj-Stublla takon kryetarin e Preshevës Arifi: Kërkon të reagohet për situatën në Luginë

06.Oct.2020 13:55
0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka thënë se situata në Luginën e Preshevës është alarmante, dhe se duhet ngritur zërin në instaca më të larta për gjendjen e shqiptarëve atje.Ajo këto komente i ka bërë gjatë takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Situata në Luginë është alarmante, e ne duhet të ngrisim zërin në instanca më të larta, që po iu bëhet shqiptarëve në at pjesë”, ka thënë ministrja.

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka thënë se gjatë takimeve që kanë bërë kanë diskutuar për disa projekte infrastrukture dhe çështje tjera, të cila sot po i finalizojnë.

“Kemi nisur një platformë më takimeve jo vetëm me fotografi por takime konkrete. Në këto takime kemi diskutuar për projekte infrastrukturore të komunave të Luginës së Preshevës”, ka thënë ministrja e MPJD-së, Meliza Haradinaj- Stublla.

Ajo tha se e kanë mbajtur premtimin që e kam dhënë për 5 studentët e shkencave politike të Luginës së Preshevës.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se rezultatet e takimeve me ministren Haradinaj- Stublla, po kanë sukses.

“Ka qenë një takim substancial dhe shumë miqësor, e këto takime nuk i kemi pasur vetëm si fotografi, por sot është parë një sukses nga MPJD, sepse sot kanë filluar praktikën 5 student të Luginës, dhe jo vetëm këtë por kjo ministri po bënë shumë punë sa i përket shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë kryetari Arifi.

Po ashtu, Arifi ka falënderuar ministren Haradinaj-Stublla, për raportin e krijuar me Gent Cakajn.

“E falënderojë edhe ministrin për takimin që ka pasur me Gent Cakajn, për Fondin që është krijuar, e kjo është diçka e mirë për shqiptarët. Ne po ashtu, e kemi edhe një draft se si do të duhej të jetë ky fond, por gjatë ditëve ta ardhshme do ta publikojmë”, ka thënë ai.

Bëjmë të ditur se ministrja Haradinaj-Stublla, dje ka pasur takim me 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës, të cilëve iu është premtuar praktikë profesionale në MPJD, premtim të cilin e ka mbajtur.

Delegacion i komunës së Bujanocit vizitë në shkollën e mesme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration